‘Sulm terr.orist’/ Gjini: Fushë-Kruja është universiteti dhe principata e krimit, sulmi ndaj fëmijëve makabritet

44
Sigal

Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Fushë-Krujës ku mbeti i vrarë nj person dhe u plagosën dy fëmijë solli në vëmendjen epërsinë e krimit ndaj shtetit dhe kaosi që ajo po mbjell. I ftuar në një intervistë për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë në Fushë-Krujë ishte gazetari i kronikës, Fatjon Gjini.

Gjini është shprehur se kjo ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik dhe sulmi me armë ndaj fëmijëve ëhstë në pragun e një ngjarje terroriste dhe se policia nuk po bën asgjë për të parandaluar këtë krim makabër.

“Fushë-Kruja është kthyer në një relike historike e krimit, pavarësisht banorët e zonës nuk ndihen mirë për këtë por fatkeqësisht është nj zonë që ka prodhuar krim me shumë viktima dhe shumë të plagosur. Është një zonë që ka dalë dhe jashtë vetes duke ju shërbyer segmenteve të caktuar qoftë për rrugë kalim qoftë për autorësinë marrin pjesë në ngjarje kriminale që kanë të bëjnë me atentate të mirëfillta dhe për tritolin. Tritoli tregon se këtu ka një principatë të organizuar krimi pavarësisht të atyre autoblindave për ta shkatërruar kanë dështuar gjithmonë.

Në qoftë se në Shqipëri ka një ulje të krimit dhe ngjarjeve kriminale në Fushë-Krujë rikthehen këto skena të frikshme dhe kjo është dhe një paaftësoi e autoriteteve shtetërore. Bejtja është një person të cilit është goditur disa herë, i pyetur ose proceduar për disa ngjarje kriminale dhe qëndron në krye të listës ku sa herë ka ndodhur diçka është kërkuar dhe marrë pyetje.

Ky person që pavarësisht i ka të gjitha këta nuk i është gjetur një gjë që ta vërë në pranga dhe ta fusin në qeli, por edhe nisë ka nevojë për mbrojtje shteti të ja japë pasi mbrëmë ai kishte nevojë për mbrojtje. Mbrëmë ishte një masakër ku fëmijët nuk kanë asnjë faj për këtë ngjarje dhe shteti duhet të kishte lëvizur për të kapur ose parandaluar ngjarjet. Fushë-Kruja është nj zonë për tu marrë në studim pasi ka ngjarje pa fund dhe zbardhja e tyre është zero, aty është universitet për kriminelët.”