Policia ka arrestuar dy vëllezër në Kukës, pasi akuzohen se kanë abūzuar sēksualisht me një 20-vjeçare me aftësi të kufizuar.
Në pranga kanë rënë Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Lojme, Kukës.
Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë pasi kan kryer marrëdhënie sēksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Lojme, Kukës.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie sēksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.
Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie sēksuale ose homosēksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.