Absurditet/ OSHEE ka 6300 punonjës: 3300 në zyra dhe 3000 punëtorë shërbimi në terren

195
Sigal

E deklaroi drejtori OSHEE, Enea Karakaçi, por pyetjes për këtë tejmbushje zyrash, ai iu përgjigj me justifikimin, se amdinistrata është kaq e madhe në numër, mbasi përballon ngarkesën e madhe të punëve me klientët dhe drejtimin dhe menazhimin tekniko-ekonomik, kur afro 50% e ankesave dhe pagesave të faturave bëhen on-line…


Fillimisht po përmendim dy fakte:

– Vetëm pak çaste pas nisjes të reshjeve të shiut e dëborës, në zyrat e drejtorive rajonale të OSHEE, në stacionet e shërbimit elektrik të qyteteve dhe në zyrat e shërbimit ndaj klientit, vërshuan njoftimet e qytetarëve e bizneseve për ndërpreje të energjisë elektrike.

– Prej 2 muajsh, OSHEE njofton, se ka nevojë për 700 elekricistë shërbimi në terren.

Numri i punonjësve të OSHEE në terren, nuk ka mundësi të përballojë kërkesat e çdo emergjence, ndërsa drejtoritë rajonale nuk kanë ekipe gatishmërie, sepse organika është vetëm për shërbime terreni në situata normale.

Pra, thuhet se organika fikse e elekricistëve dhe punonjësve ndihmës të terrenit, është shkak që nuk mund të përballohen situata të ndërprerjes së energjisë në stinë me reshje shiu e dëbore.

Është e vërtetë që në OSHEE duhen më shumë punonjës shërbimesh në terren, por numri i strukturës së punojësve është e plotësuar, madje janë punësuar 650 punonjës militantë më tepër në zyrat qendrore e nëpër sektorë.

Aktualisht, numri i punonjësve të administratës në OSHEE, është 10% më i lartë se numri i punonjësve të shërbimit në terren, duke krijuar raportin absurd: “1 nëpunës, për më pak se 1 punëtor terreni”; madje zyrtarët në OSHEE, i kanë pagat 2 deri 4 herë më të larta se punëtorët.

Këtë shifër e deklaroi drejtori i ri OSHEE, Enea Karakaçi, i cili para 1 jave, deklaroi se kompania ka 6300 punonjës, por ka akoma nevojë për punonjës elektricistë e inxhinier elektrikë, në njësitë dhe strukturat e shërbimit bazë në terren, ku shërbejnë 3000 punonjës.

Sipas llogarisë, rezulton se në OSHEE janë 3000 punonjës shërbimi në terren dhe 3300 punonjës zyrash; administratë publike rekord që tejkalon numrin e punëtorëve, madje siç e thamë, zyrtarët kanë paga 2 deri 4 herë të larta se punëtorët dhe specialistët.

Pyetjes së gazetares për këtë tejmbushje zyrash, drejtori i OSHEE, Enea Karakaçi, iu përgjigj me justifikimin, se amdinistrata e kësaj kompanie është kaq e madhe në numër, mbasi përballon ngarkesën e madje të punëve me klientët dhe menazhimin tekniko-ekonomik.

Por faktisht, afro 50% e ankesave të qytetarëve dhe pagesave të faturave, bëhen nëpërmjet rrjetit elektronik direkt te llogaria e OSHEE ose me zyra on-line që ka pajtuar kompania./Pamfleti