A rrezikojmë të kemi Reformë Zgjedhore pa konsensus? Presidenti Meta flet pas takimit me ambasadoren amerikane

333
Sigal

Presidenti Ilir Meta tha se opozita nuk ka vendosur kusht të panegociueshëm për negociatat e Reformës Zgjedhore, qeverinë tranzitore, ndaj kjo e bën konsensusin tërësisht të mundur nënvizoi kreu i shtetit duke shtuar se shpreson që një marrëveshje të vijë para datës 8 qershor që Komisionit Evropian ta shënojë si hap pozitiv.

Në një konferencë për mediat pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim në Presidencë, kreu i shtetit theksoi se “duket që ka një progres nga të gjitha raportimet që janë bërë e duket që çështja ka mbetur për mirëbesim në disa aspekte apo elementë që s’duhet të rrezikojnë konsensusin”.

Meta: “Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve dhe as nuk e shoh të arsyeshme të bëhem pjesë e tyre dua e apeloj përsëri për konsensus sa më të shpejtë sepse ky është detyrim në radhë të parë ndaj qytetarëve që duhet të kenë sa më shumë siguri që vota e tyre duhet të jetë e lirë dhe e barabartë dhe është detyrim ndaj procesit të integrimit e kam theksuar që data 8 qershor është i rëndësishëm, shpresoj të arrihet që KE të shënojë një lajm pozitiv në drejtim të vendeve anëtare.

Duket që ka një progres nga të gjitha raportimet që janë bërë e duket që çështja ka mbetur për mirëbesim në disa aspekte apo elementë që nuk duhet të rrezikojnë konsensusin.

Në dijeninë time di që opozita s’ka vendosur si kusht një qeveri tranzitore e mendoj që mos pasja e një kushti të tillë e bën konsensusin tërësisht të mundur e shpresoj të kemi sa më shpejt lajm pozitiv.

Edhe kjo gjë që unë uroj s’do të thotë se provimi i zgjedhjeve ka kaluar se kushtet kanë të bëjnë edhe me zbatimin e kësaj reforme, si do mbahen zgjedhjet shpresoj të reflektohet sa më shpejt”.