A do i pyesë shqiptarët për skandalet? Rama humb “durimin”: Nuk kam nevojë, vija e kuqe është e qartë

308
Sigal

Skandali i rrjedhjes së databazave me të dhëna personale duke nisur nga identiteti, vendi i punës, pagat deri tek target e makinave dhe pronësia e bizneseve duket se i ka prishur qetësinë dhe planet kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama organizoi një konferencë sot për të prezantuar atë që nuk mundi të prezantonte dje, nismën për ”këshillim kombëtar për Shqipërinë” për shkak se e gjithë vëmendja dhe interesi i gazetarëve dhe shqiptarëve ishte tek skandali i rrjedhjes së të dhënave.

Rama tha se do u drejtohej shqiptarëve me anë të një pyetësori për ti pyetur lidhur me çështje të rëndësishme për Shqipërinë por a do t’I pyesë shqiptarët për skandalet që po shoqërojnë këtë qeveri dhe nëse personat e përfshirë duhet të qëndrojnë apo të largohen. Një pyetje e tillë duket se e nervozoi kryeministrin i cili i dha një përgjigje të shkurtër të prerë dhe u largua menjëherë për tu future në kryeministri.

 Pyetja: Ju do pyesni qytetarët për një sërë çështjes por a do pyesni qytetarët për skandalet e njëpasnjëshme që shoqërojnë një qeverisje ku janë të përfshirë edhe zyrtarët e lartë të akuzuar për akuza të ndryshme. A do të pyesni nëse këta individë duhet të qëndrojnë në pozicionet e tyre apo duhet të largohen.

Edi Rama: Nuk kam nevojë të pyes qytetarët për këtë sepse vija e kuqe është shumë e qartë dhe e përcaktuar. Kushdoqoftë që kërkohet nga drejtësia për tu përballur me drejtësinë është jashtë. Pastaj ju vini emrat si të dëshironi, ne i vëmë emrat  që mendoijmë që kanë  qytetarët emrin e tyre. Mirupafshim.