‘92% e të sëmurëve me Covid kurohen në shtëpi, duhen rimbursuar’

318
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si çnjerëzore, qëndrimin përjashtues të qeverisë ndaj mijëra të sëmurëve me COVID që kurohen në banesa me shpenzimet e tyre dhe ka kërkuar që ata të rimbursohen plotësisht. Berisha ka vënë në dukje se kjo kategori përbën mbi 90% të të sëmurëve dhe shpenzimet e tyre shkojnë deri në 1000 euro.

“Pandemia në Shqipëri dhe kudo në botë është fatkeqësi kombëtare, – shkroi ish-Kryeministri.  Në të gjithë botën, përveçse në Shqipëri, ata që preken prej saj dhe pasojave të saj ndihmohen nga shteti.

Në çdo vend përveç Shqipërisë, testet dhe ilaçet e mjekimit në spital dhe në shtëpi jepen falas ose rimbursohen 100%.

Kurse në Shqipëri mjekohen falas vetëm të sëmurët që shtrohen në spital dhe që përbëjnë 5-8% të të sëmurëve mjekohen falas, kurse 92-95% e të sëmurëve të tjerë mjekohen në shtëpi.

Ata nuk kanë asnjë ndihmë nga narko-shteti dhe shpenzojnë mesazatarisht për ilaçe, analiza dhe shërbim mjek-infermier për një rast, 1000 euro, pra 2,5 rroga mesatare.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim çnjerëzor të dënueshëm të Edvin Hajdutit dhe kërkoj rimbursimin e plotë të të gjitha shpenzimeve të të sëmurëve me Covid-19 që mjekohen ambulatorisht.