76-vjetori i Çlirimit të Kryeqytetit, Floida Kërpaçi: Beteja heroike e Tiranës, frymëzim për këdo, nuk duhet të ndalojë asnjë moment

274
Sigal

Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi, ka uruar 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës.

Në një postim në Facebook, Kërpaçi shprehet se “Lufta heroike dhe e pakompromis e luftëtarëve të lirisë dhe popullit të Tiranës për çlirimin e kryeqytetit nga pushtuesit nazi-fashist, është apel edhe sot, për të mos u pajtuar me të keqen në çdo formë që ajo shfaqet, duke varfëruar dhe shpopulluar vendin nga të rinjtë”.

Më tej, ajo shton “Të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë do të dinë ti japin përgjigjen e merituar kujtdo që zbaton politikën e shkatërrimit dhe varfërimit!”

Postimi i plotë i Kërpaçit në Facebook:

Sot, 76 vite nga çlirimi i Tiranës!

Lufta heroike dhe e pakompromis e luftëtarëve të lirisë dhe popullit të Tiranës për çlirimin e kryeqytetit nga pushtuesit nazi-fashist, është apel edhe sot, për të mos u pajtuar me të keqen në çdo formë që ajo shfaqet, duke varfëruar dhe shpopulluar vendin nga të rinjtë.
Beteja heroike e Tiranës është frymëzim për këdo që e do atdheun një vend të Shqiptarëve dhe nuk duhet të ndalojë asnjë moment në luftën e përditshme për t’ia arritur kësaj!
Të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë do të dinë ti japin përgjigjen e merituar kujtdo që zbaton politikën e shkatërrimit dhe varfërimit!
#Mirënjohje luftëtarëve të Lirisë!