76 murgesha të infektuara / Karantinohet manastiri

68

Në një manastir françeskan në Gjermaninë veriperëndimore, 76 murgesha katolike janë pozitive për koronavirusin e ri, thanë zyrtarët e kishës të martën.

85 murgeshat e mbetura morën rezultate negative të provës në një manastir në Thuine, afër kufirit me Hollandën, tha kryemurgesha e manastirit.

“Ne jemi ne fat që askush nuk ka qenë në spital deri më tani,” tha Maria Cordis Reiker.

Autoritetet lokale të shëndetit karantinuan të gjithë manastirin javën e kaluar pasi u zbuluan rastet e para të infeksionit me koronavirus. Shumica e murgeshave katolike në Gjermani janë gratë moshuara sepse manastiret kanë pasur vështirësi në rekrutimin e grave të reja për dekada.

Reiker tha se ata janë ende duke pritur për rezultatet e provave të 160 punonjësve të manastirit, duke përfshirë infermieret që punojnë në shtëpinë e pleqve në manastir dhe të tjerët që punojnë në kuzhinë dhe lavanderi.

Murgeshat gjithashtu drejtojnë një shkollë me konvikt për djem dhe disa shkolla të tjera, përfshirë një shkollë profesionale.

“Ne nuk e dimë se si do të vazhdojnë gjërat në shkollat ​​tona, tani për tani klasat janë ende në zhvillim,” tha Reiker.

Ajo theksoi se zyrtarët lokalë të shëndetësisë dhe arsimit janë në kontakt me shkollat.