Merr flakë një apartament në Vlorë, ja çfarë raportohet

229
Sigal

Një bombol ka marrë flakë në një apartament në Vlorë. Raportohet se  ngjarja ka ndodhur në një prej pallateve në zonën e Ujit të Ftoftë, mesditën e sotme.

Pronari i banesës ka tentuar ta fikë, por flakët i kanë shkaktuar djegie në dorë. Fatmirësisht kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe bombola nuk shpërtheu.

Personi i cili pësoi djegie kryesisht në pjesën e krahut u dërgua në spitalin e Vlorës dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja mbërritën në vendin e ngjarjes.