Sipërmarrja turke, investime në sektorë strategjikë të ekonomisë

75
Sigal

 

Pavijoni i Turqisë, dikur një panair i mëvetësishëm kushtuar ekskluzivisht eksporteve turke në Shqipëri, sot Pavijoni i Turqisë, rikthehet për të pestën here, nën organizimin e Dhomës së Tregtisë së Stambollit, duke sjellë ekspozuesit më të spikatur në fushën e industrisë agroushqimore, tekstilit, materiale ndërtimi, industria kimike. E rralla e këtij edicioni është edhe ndërthurja e ngushtë me kulturën dhe historinë, duke i shtuar prezantimit të kompanive dhe organizimin e evenimenteve kulturore dedikuar promovimit të librave dygjuhësh.

 

Në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, prezantohet një nga kompanitë prestigjioze turke në fushën e paneleve diellore, ODUL Sunreliance. Cagdas Aktas, përfaqësues i kompanisë e sheh pjesëmarrjen si mundësi bashkëpunimi me tregtarë shqiptarë për zgjerimin e aktivitetit edhe në Shqipëri. “Jam për herë të parë në Shqipëri, dhe sipas një studim tregu që kemi kryer shohim se ka interes të lartë për panelet diellore. Mendojmë se do jetë efikas bashkëpunimi ynë, pasi garantojmë produkte cilësore me kosto të ulëta”, tha Aktas.

“Përfaqësues i kompanisë Kalekim, kompani serioze nga Turqia me një eksperiencë 50-vjeçare, në partneritet me kompaninë shqiptare Neon, aktive në sektorin e prodhimit të bojrave, tha se  pjesëmarrja për herë të parë në panair të këtij niveli në Shqipëri, është një përgjegjësi dhe angazhim për të zhvilluar biznesin. “Ne operojmë në tregun shqiptar prej dy vitesh, kemi partner të rëndësishëm në tregun tonë, dhe mundohemi dita-ditës ta konsolidojmë këtë marrëdhënie. Pjesë e kësaj është edhe pjesëmarrja në këtë panair, sikurse e shohim si një mundësi e mirë dhe me interes konsolidimin e një marrëdhënie me aktorët rajonalë siç janë: Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia”, tha Dritan Dulli, Drejtor i shitjeve dhe marketingut për rajonin.

Kompania tashmë prej dy vjetësh ka ngritur fabrikën e saj në Tiranë, dhe prodhon produkte të një cilësie të lartë, që synojnë të tregtohen edhe në vendet e rajonit.