Panairi i Klikut/ Bizneset kosovare: Bashkëpunim për treg unik

148
Sigal

 

Bizneset kosovare të pranishme në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës të “Klik Ekspo Group”, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, nga data 1-4 dhjetor, shprehen optimistë për zgjerimin e sipërmarrjeve në tregun shqiptar, nxitur edhe nga politikat e përbashkëta midis dy vendeve. Në një prononcim për mediat, Fadil Arifi, Drejtor i shitjeve në kompaninë ERC Trade, me aktivitet në prodhimin e gotave të letrës, tregon se ka filluar të përfitojë nga tregjet brenda Ballkanit dhe më gjerë.

Pjesëmarrjen në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës të “Klik Ekspo Group”, e sheh si një mundësi shumë e mirë për zgjerim dhe bashkëpunim. “Siç dihet tashmë plastika po hiqet nga përdorimi, dhe aktiviteti ynë shkon drejt prodhimeve të duhura, ekologjike dhe jo të dëmshme për shëndetin e njeriut. Momentalisht kemi hapur disa linja për prodhimin e gotave, duke filluar nga sasi të vogla deri në 350 ml, garantuar  cilësi me çmime të favorshme”.