4 zonat më të nxehta të Covid në Tiranë/ Të infektuarit dalin në kafe

106

Kryeqytetit numëron mbi 8703 të infektuar aktive me koronavirus. 4 janë zonat më të nxehta me vatra shpërthimi të infeksionit. Epidemiologu Dritan Ulqinaku liston zonat e kuqe që paraqesin rrezikshmëri të lartë në Tiranë.

Na rezultojnë si vatrat më të nxehta Tirana e re, Kodra e Diellit, Kamza dhe Astiri, pra janë vatrat me numrin më të madh të rasteve që dhe ekipet harxhojnë edhe më tepër kohë në këto zona. Në të gjithë Tiranën padyshim që kemi raste, ndërsa të dyshuar kemi numër akoma më të madh të rasteve – është shprehur Epidemiologu

Por nuk kanë munguar rastet kur te infektuarit me covid kanë dalë nga izolimin duke u bërë rrezik për të tjerët. Dritan Ulqinaku e vë theksin tek pasoja ligjore ndaj atyre që thyejnë karantinën 14 ditore.

Ajo që mund tju themi është që ato riskojnë shumë sepse është gjoba shumë e lartë, sepse një i konfirmur pozitiv që thyen karantinën 14 ditore, rrezikon deri në burg . Në listen tonë të të konfirmuarve ia dërgojmë policisë së shtetit.

Referuar të dhënave nga drejtoria e policisë së Tiranës raportohet se 16 qytetarë të infektuar e kanë thyer karantinën, e për pasojë janë gjobitur, ndërsa 2 të tjerë po ndiqen penalisht për shkak se janë përsëritës në shkeljen e rregullave të izolimit.