34 vjeçari ndërroi jetë pasi ra nga tarraca e pallatit ku punonte, gjykata cakton masën për inxhinierin e arrestuar

169
Sigal

Gjykata vendos detyrim paraqitje për inxhinierin, Mondi Turhani i cili u shoqërua pas vdekjes së 34 vjeçarit në punë në Kurbin.

Një 34-vjeçar nga Elbasani humbi jetën në 25 maj, pasi gjatë punës ra nga tarraca e një pallati që po ri-konstruktohej, si pjesë e programit të rindërtimit nga tërmeti. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Milotit dhe viktimë mbeti Marku Debrova.

Pavarësisht ndihmës së parë, 34-vjeçari nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra në kokë dhe gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin nisen menjëherë hetimet dhe pas veprimeve paraprake hetimore, policia arrestoi inxhinierin e firmës që po kryente punimet, pasi mungonin rregullat e sigurisë në pune.