“Kontribut të vyer për pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet me SHBA”, Meta takon kreun e “‘Vatrës” dhe bashkëpunëtorin e Clinton

135
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Federatës Panshqiptare “Vatra” në SHBA, Elmi Berisha dhe Christopher Hyland, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Clinton.

Përmes një mesazhi në Facebook, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje të thellë ndaj vatranëve, diasporës dhe miqve të sinqertë të shqiptarëve në SHBA,për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare.

MESAZHI I METËS

Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, z.Elmi Berisha dhe mikun e madh të kombit shqiptar, z.Christopher Hyland, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Clinton.
Mirënjohjen më të thellë vatranëve, diasporës dhe miqve të sinqertë të shqiptarëve në SHBA për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare, zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, për kontributin shumë të vyer të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

“Kontribut të vyer për pavarësinë e Kosovës dhe