3 vjet pa Sokol Olldashin, ftesa: “Hajdeni ta dredhim një aty ku s’jam”

523
Sigal

Sot shënohen 3 vjet nga ndarja nga jeta e ish-deputetit dhe ish-Ministrit të Partisë Demokratike Sokol Olldashi.

Gjatë ditës së sotme, familjarë, miq dhe kolegë do të mbajnë një ceremoni përkujtimore.

Në një status në Facebook, vëllai i tij ka ftuar që ata që duan “ta dredhin një” me të aty ku s’jam”.

Statusi i Ardian Olldashit:

“Te dashur miq, neser mbushen tre vjet qe nuk shihemi, por ju mendoj shpesh. Nese deshironi hajdeni ta dredhim nje se bashku neser. Ne oren 10, aty ku s’jam”.

 Sokol Olldashi u nda nga jeta pas një aksidenti fatal, më 20 nëntor 2013.