3 gjëra që e përkeqësojnë psoriazën dhe 3 të tjera që e përmirësojnë

122
Sigal

Psoriaza është një gjendje jo normale e lëkurës që krijon njolla të kuqe, të thata, me luspa që shkaktojnë kruarje në fytyrë dhe në trup.

Psoriaza ndikon më shumë në cilësinë e jetës së grave krahasuar me atë të burrave. Zakonisht, kjo gjendje e lëkurës mund të shfaqet për herë të parë në moshën 15 deri në 25, por nuk përjashton mundësinë e shfaqjes në çdo periudhë tjetër.

Çfarë e përmirëson?

1. Shmangni motin e thatë dhe të ftohtë 

Ajri i thatë, i ftohtë i përkeqëson simptomat e psoriazës duke e bërë lëkurën të bëhet edhe më e thatë, e kuqe dhe e acaruar. Sigurisht nuk po themi të ndërroni vendin ku jetoni, por përpiquni të mbroni lëkurën kur jeni jashtë. Lagështira s’është në anën tuaj. Dielli po.

2. Bëni kujdes me produktet që përdorni

Duke bërë scrub përshembull ju e përkeqësoni psoriasën. Përpiquni të aplikoni produkte miqësore me lëkurën; larës të butë, locione trupi dhe hidratantë pa përbërës që kanë veti eksfoliuese.

3. Kërkoni ndihmë profesionale

Një mjek i specializuar do t’ju ndihmojë t’i mbani nën kontroll simptomat tuaja dhe ta trajtoni siç duhet sëmundjen.

Çfarë e përkeqëson?

1. Stresi

E dimë që psoriasis mund të të shkaktojë stres, por mos e lini t’ju dalë jashtë kontrollit. Kjo do të përkeqësonte gjendjen e njollave tuaja. Çdo lloj stresi, qoftë ai emocional, mendor apo fizik kontribuon në përkeqësimin e simptomave. Sa herë ndjeni që ka diçka që s’shkon, përpiquni të dilni një xhiro në natyrë, meditoni apo lexoni diçka.

2. Ilaçe të caktuara

Disa mjekime mund ta bëjnë edhe më keq gjendjen tuaj aktuale, prandaj sigurohuni të mësoni mirë përbërësit dhe të studioni efektet e tyre mbi psoriasis.

3. Duhanpirja dhe alkooli

Nëse pini, simptomat e psoriazës ka gjasa të përkeqësohen. Do të bëhen edhe më të dukshme, lëkura më e thatë dhe rrjedhimisht do t’ju shkaktojnë edhe më siklet. Alkooli gjithashtu mund të ndikojë në trajtimin që merrni për të.