22 të arrestuar për trafik droge me Greqinë. Detaje nga aksioni

548
Sigal

Një megaoperacion ndërkombëtar në fushën e trafikut të drogës është zhvilluar dje në Shqipëri.

Trafiku i kanabisit bëhej nga Shqipëria në Greqi përmes kufirit të gjelbër.

Më 6 maj Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim me njësinë për hetimin e narkotikëve dhe autoriteteve policore greke, pas 10 muajsh hetime, finalizuan operacionin ‘Brezi i Gjelbër’.

Nga policitë Vlorë, Fier, Gjirokastër, Elbasan, Korçë dhe Sarandë, u goditën anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale.

Në total janë arrestuar është 22 persona gjatë gjithë fazës së hetimeve, me akuzën për ‘trafik ndërkombëtar droge’.

Mes të arrestuarve janë Florenc Llanaj, nëndrejtor i spitalit të Sarandës, si dhe Adrian Xhibro, mbrojtësi i cili aktivizohet me ekipin e Delvinës, në grupin B të Kategorisë së Dytë.

Mbrojtësi Xhibro, ka qenë më parë edhe pjesë e skuadrave si Butrinti, Albpetroli, dhe së fundmi tek Delvina.

Pesë prej të ndaluarve janë edhe Edvin Xhibro, Mikel Jorgji dhe Armando Zholi. Ndërkohë, dy femra po hetohen në gjendje të lirë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu po jep detajet e aksionit në një konferencë për mediat.