21-vjeçari vjedh me dhunë lokalin në Gjirokastër, kapet pas disa orësh 21-vjeçari

305
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 21-vjeçar që dyshohet si autor i një vjedhjeje me dhunë në lagjen “Palorto” të këtij qyteti. Pas një pune intensive të kryer nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleksandër Kola, 21 vjeç, banues në Konispol, Sarandë.
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lagjen “Palorto”, në ambientet e lokalit të shtetases V.L., banuese në Gjirokastër, shtetasi i mësipërm i ka vjedhur me dhunë 55.000 lekë dhe një aparat celular të markës “Nokia”.

Ai u arrit të kapej brenda disa orëve, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua aparati celular dhe një sasi prej 24.000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.