Sigal

Një 19 vjeçar është plagosur pas një sherri me thika në Lezhë.

Mësohet se shtetasi me inicialet E.P 18 vjeç, banues në Lezhë, në autobusin e linjës Lezhë – Torovic, ka plagosur me armë të ftohtë, thikë,  19 vjeçarin me inicialet E. M, banues në Lezhë gjithashtu.

18 vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërsa është gjetur thika në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 18. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., vjeç 18, banues në Lezhë, pasi në autobusin e linjës Lezhë – Torovic, ka plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasin E. M., vjeç 19, banues në Lezhë. Në cilësinë e provës materiale u gjet e bllokua thika. Nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.