Sigal

Prokuroria e Shkodrës, pas një hetimi disa mujor ka dërguar për gjykim 9 mjek dhe drejtues të spitalit të Shkodrës, dhe kërkon që të pezullohen nga detyra.

Sipas Prokurorisë ata në kundërshtim me detyrën e tyre i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemidinamikës.

“Këta shtetas në shkelje të ligjit kanë kërkuar për blerje -tenderim, për periudhën kohore të mbetur të vitit 2016, pra, shtator-dhjetor 2016, një sasi shume te madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale te kardikirurgjise etj) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka”, thuhet në njoftimin e Prokurosië.

Personat e arrestuar

Pas nje hetimi dymujor te Prokurorise Shkoder ne bashkepunim me drejtorine e policise me kerkese te Prokurorise Shkoder u caktuan dhe ekzekutuan masa sigurie per shtetasit e meposhtem perfshi drejtues te Spitalit Rajonal Shkoder me akuzen per shperdorim detyre:
1-Arrest burg si dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Perparim Cela mjek (caktuar dhe ekzekutuar)
2-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” Dh.U (shpallur ne kerkim)
3-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Luan Dragusha mjek (caktuar dhe ekzekutuar)
4-Arrest shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Karmen Kaculini farmaciste .(caktuar dhe ekzekutuar)
5-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Renato Kepi infermier te hemodinamika (caktuar dhe ekzekutuar)
6-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per E.S. mjek (shpallur ne kerkim)
7-Arrest ne shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Amanda Matlija (caktuar dhe ekzekutuar)
8-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Juliana Zhuri (caktuar dhe ekzekutuar)
9-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Albana Mehmetaj (caktuar dhe ekzekutuar).