140 të burgosur në Shqipëri kalojnë në regjim të veçantë

201
Sigal

Të paktën 140 të dënuar, të cilët përbëjne rrezik me sjellen e tyre për të burgosurit e tjerë apo vetë institucionin, do të kalojnë në mbikqyrje të veçantë. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, zhvilloi këtë të enjte një mbledhje me titullarë të burgjeve.

Po ashtu Gjonaj nënvizoi se kjo masë përbën formën më të lartë të kontrollit ndaj të dënuarve dhe ka rezultuar si instrument efikas në vende si Italia dhe Shtetet e Bashkuara.

“Regjimi i posaçëm ka një rëndësi të jashtëzakonshme pasi për herë të parë ndërpritet efektivisht komunikimi ndërmjet të burgosurve dhe anëtarëve të tjerë në liri duke ndërprerë zinxhirin komandues te këto organizata kriminale. Regjimi i posaçëm është tashmë realitet dhe atij i janë nënshtruar 7 persona”, tha ministrja.

Për të tepër ajo shtoi se kjo risi ligjore përmirëson ndjeshëm mjetet në dispozicion të institucioneve penitenciare për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e jetesës në institucion.