VENDIMI/ Qeveria bujare me Samir Manen, i jep për 10 vite të tjera leje për “Green Coast”, Braçe hedh firmën në vend të Ramës

291
Sigal

Fshati turistik “Green coast” do të jetë edhe për 10 vite të tjera në pronësi të biznesmenit, Samir Mane. Me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe, Këshilli i Ministrave ka vendosur që t’ja lejojë totalin e shfrytëzimit në 30 vite, nga 20 që ishte kontrata fillestare e dhënë në vitin 2016. Vendimi është regjistruar në fletoren zyrtare sot me propozim të Ministrisë së Turizmit dhe Këshillit të Ministrave.

VENDIM Nr. 544, datë 27.7.2016 PËR LEJIMIN E PËRDORIMIT TË BRIGJEVE NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “GREEN COAST”1(Ndryshuar me VKM nr.394, datë3.5.2017)(I përditësuar)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: 1. Lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Green Coast”, Palasë, Himarë, zona kadastrale 1481–1739, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e veçantë, me vendimin nr.2/13, datë14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike.2.

Afati për përdorimin e brigjeve sipas këtij vendimi të jetë 20 (njëzet) vite duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Fletorja Zyrtare/ Viti 2021 –Numri 112Faqe|10386VENDIM Nr. 437, datë 15.7.2021 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 544, DATË 27.7.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LEJIMIN E PËRDORIMIT TË BRIGJEVE NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK ‘GREEN COAST’”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr. 544, datë 27.7.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në pikën 2, fjalët “… 20 (njëzet) vjet …”zëvendësohen me “… 30 (tridhjetë) vjet.

Por si u ndërtua në zonë të mbrojtur fshati turistik “Green coast”, pse u favorizua Samir Mane në kurriz të pasurisë së mbrojtur publike? 

Rezidenca “Green Coast”, e pozicionuar në portën hyrëse të Rivierës Shqiptare, me sipërfaqe të përgjithshme prej 21 ha, krahas natyrës, po shndërron, përgjithmonë, peizazhin e Luginës së Palasës. Në 2014-n, Këshilli i Kombëtar i Territorit (KKT) i dha kompanisë “Green Cost”, të drejtën për të ndërtuar, mbi 500 rezidenca private në Palasë, fillimisht, në një sipërfaqe totale prej 18 ha, si dhe të drejtën e përdorimit, për njëzet vjet, të brigjeve në Plazhin e Dhralesë. Tre vjet më pas, KKT-ja miratoi një tjetër leje. Kompania fitoi të drejtën për të shtuar edhe nëntë vila të tjera, por dhe një hotel njëqind e njëzet dhomash me pesë yje. Sipërfaqja e truallit u zmadhua me tre hektarë, ndërsa koeficenti i shfrytëzimit për ndërtim, me 30%. Numri i kateve mbi tokë, u rrit me një, ndërsa, nën tokë, deri në tre.