113-vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj: Krenarë për shërbimin ndaj atdheut dhe sukseset në çdo mision ndërkombëtar për paqen

Presidenti Begaj:Gëzuar 113-vjetorin FARSH!

Ju na bëni krenarë për shërbimin ndaj atdheut dhe sukseset në çdo mision dhe operacion ndërkombëtar për paqen.

NOA

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh drejtuar Forcave tëArmatosura tëRepublikës së Shqipërisë me rastin e 113-vjetorit të themelimit.

Presidenti Begaj, njëherësh dhe Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, vlerësoi angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizmin e efektivëve të FARSH, si dhe suksesin e arritur  në shërbim të Shqipërisë dhe në të gjitha misionet e operacionet ndërkombëtare ku ata shërbejnë.

Kreu i Shtetit shprehu, gjithashtu, vlerësim për të gjithavajzat, djemtë, gratë dhe burrat e FARSH për misionin fisnik të shërbimit ndaj atdheut.

Mesazhi i Plotë i Presidentit tëRepublikës, Sh.T. Z.Bajram Begaj, për 113-vjetorin e Forcave të Armatosura tëRepublikës së Shqipërisë:

 

“Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite.

Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.

Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive.

Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut!

Gëzuar 113-vjetorin FARSH!”