110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë/ Muzeu Historik Kombëtar çel ekspozitën me telegrame originale dhe rrugëtimin e firmëtarëve

228
Sigal

Me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Muzeu Historik Kombëtar dhe drejtori z. Dorian Koçi kanë nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojnë ditën e premte, datë 25 Nëntor 2022, në orën 18:00 në ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Udha drejt pavarësisë” dhe në pritjen zyrtare në nder të vitit jubile të shpalljes së pavarësisë.

Ekspozita do të çelet në mjediset e katit të dytë të Muzeut Historik Kombëtar dhe përshkruan rrugëtimin e firmëtarëve drejt pavarësisë së Shqipërisë. Gjithashtu do të ekspozohen për publikun edhe disa telegrame origjinale të kohës, pjesë e fondit të koleksionistit Shpëtim Sala.

Pritja zyrtare nis në orën 18:30 / 19:00 në ambientet e katit të dytë të Muzeut Historik Kombëtar.

Më herët gjatë paradites së datës 25 Nëntor do të zhvillojë punimet e saj edhe konferenca shkencore “Udha drejt pavarësisë”, ku ligjërues në konferencë do të jenë figurat më të rëndësishme të studimit të kësaj fushe. Konferenca do të fillojë punimet në orën 09:00 në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar.

Konferenca shkencore dhe ekspozita “Udha drejt pavarësisë” sponsorizohen nga Raiffeisen Invest SH.A.

 Data: 25 Nëntor 2022, ora 18:00. 

 Vendi: Salla e ekspozitave në katin e dytë dhe Pavijoni i Mesjetës – Muzeu Historik Kombëtar