100 vjetori i Tiranës ,Dr. Ina Zhupa: Qyteti në betejë me të keqen

593
Sigal

“Në këtë 100 vjetor Tirana gjendet në një betejë!”, thotë zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, e cila në një postim në rrjetet sociale fton qytetarët ti fitojnë betejat për të ardhmen.

Postimi i plotë:

Tirana sot eshte ne beteje me te keqen! Tirana sot eshte ne beteje per te ruajtur identitetin e saj, ne beteje per te ruajtur historine e saj, per te ruajtur trashegimnine kulturore.

Eshte ne beteje per te ruajtur ajrin e saj, per te ruajtur hapesirat publike, per te ruajtur vlerat e saj. Tirana eshte ne beteje per te fituar ujin e pijshem, rruget cilesore, transportin dinjitoz, kopshtet dhe shkollat e sigurta.

Tirana dhe ne qytetaret e saj duhet ti fitojme keto beteja, per te ardhmen, per te na gjetur pervjetoret e tjera me nje Tirane metropol europian ne cdo aspekt! Ky eshte urimi im per Tiranen!

Gëzuar 100 vjetorin Tirana ku u linda, u rrita, ku linda dhe do rris femijen tim.