Martin Henze/ Përdorimi i gazit helmues kundër protestuesve të hetohet nga Gjykatat ndërkombëtare. Soreca, fol më qartë

329
Sigal

Martin Henze: Qeveria “Rama” të gjykohet në Hagë, për përdorimin e gazit kundër protestuesve

Martin Henze, këshilltari ekonomik i kancelares gjermane Merkel, i është rikthyer sërish kritikave për përdorimin e gazit helmues të qeverisë “Rama” kundër protestuesve dhe studentëve vitin e kaluar, duke marrë shkak nga një botim, se Presidenti Thaçi i ka “dhuruar” Ramës gazin lotsjellës. Martin Henze në një postim në rrjetet sociale, thekson se qeveria “Rama” duhet të gjykohet në Hagë, por edhe ministri Lleshaj, të gjykohet gjithashtu, pranë Ramës në gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Martin Henze:  Ai tregon se sa i varfër, sa patetik, sa antievropian është Qeveria “Rama”, dhe përdorimi jo proporcional i gazit duhet të ekzaminohet në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Den Haga, Lleshajt duhet të sillet para një gjykate ndërkombëtare, pranë Ramës.