𝐊𝐚𝐛𝐱𝐧𝐞𝐭𝐱 𝐱 đȘđšđ€đšđŻđž….đ©đšđ«đ„đšđŠđžđ§đ­đšđ«đž…

Dje njĂ« mik, me njĂ« lloj alarmimi, mĂ« kontaktoi pĂ«r tĂ« mĂ« informuar se kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi kishte shkarkuar nĂ« bllok tĂ« gjithĂ« kabinetin e kryetares sĂ« shkuar, Elisa Spiropali. “ËshtĂ« normale,- i thashĂ«. Stafi politik ikĂ«n sĂ« bashku me titullarin”. “Po e bĂ«n me urgjencĂ«,”-tha. Nisur nga kjo, Ă«shtĂ« rasti tĂ« tregojmĂ« se si kabinetet mbushen nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« pozicioneve, me individĂ« pĂ«r “qokĂ«â€ qĂ« nuk kryejnĂ« funksione reale. PĂ«r njĂ« panoramĂ« mĂ« tĂ« qartĂ«, Kabineti i plotĂ« i Elisa Spiropalit ishte ky: Po marr me radhĂ«, ata pak pĂ«r tĂ« cilĂ«t di diçka:

  • Ajo qĂ« mban pozicionin e zĂ«dhĂ«nĂ«ses, nuk ka mbajtur kurrĂ« njĂ« komunikim me gazetarĂ«t, zero. Puna e saj e vetme ka qenĂ« tĂ« bĂ«jĂ« reels tĂ« bukur pĂ«r rrjetet sociale tĂ« znj. Spiropali.
  • UnĂ« nuk e di se pĂ«r çfarĂ« i meriton ish-eurodeputeti Knut Frankestein 1600 euro nĂ« muaj nga taksat tona. ‱ Edon Beci, djali i kryebashkiakut tĂ« ShkodrĂ«s, Benet Beci na kushton 1800 euro nĂ« muaj. ‱ Nuk kam asnjĂ« shpjegim logjik se çfarĂ« ekspertize tĂ« dobishme i ka dhĂ«nĂ« znj. Spiropali, ish-deputetit socialist i VorĂ«s, Sadi Vorpsi. Edhe atĂ« e kemi paguar 1800 euro nĂ« muaj.
  • Mbase mes emrave Ă«shtĂ« edhe ndonjĂ« parukiere/grimiere.

Evis Fico -Shefe Kabineti

Sigal

Zhaklina Gjolla- Zëdhënëse

Boralda Lalollari -Këshilltar

Glen Mebelli- Këshilltar

Knut Frankestein- Këshilltar

Kosta Barjaba -Këshilltar

Ejona Isufaj -Këshilltar

Edon Beci- Këshilltar

Enilda Miftari- Këshilltar i jashtëm

Liridona Limani- Këshilltar i jashtëm

Erisjan Bregu -Sekretar

Danja Peza -Sekretar

Miranda Lila -Ekspert

Lidiana Dushku- Ekspert

Sadi Vorpsi – Ekspert

Megi Zonja- Ekspert i jashtëm

2 pozicione ekspert vakant

â€œđ€đ€đ­đźđšđ„đąđŹđĄđ­ đ€đČ 𝐊𝐚𝐛𝐱𝐧𝐞𝐭 đ§đźđ€ đžÌˆđŹđĄđ­đžÌˆ đŠđžÌˆ đ§Ă« 𝐝𝐞𝐭đČđ«đž 𝐝𝐡𝐞 đ©đ«đąđ­đžđ­ đ­đžÌˆ đłđžÌˆđŻđžđ§đđžÌˆđŹđšđĄđžđ­ 𝐩𝐞 𝐊𝐚𝐛𝐱𝐧𝐞𝐭𝐱𝐧 𝐞 đŠđ«đČđžđ­đšđ«đąđ­ đ­đžÌˆ đ«đą đ­đžÌˆ 𝐊𝐼𝐯𝐞𝐧𝐝𝐱𝐭, 𝐙. đđąđ€đš đđžđ„đžđŹđĄđąâ€,-mĂ« tha Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« njĂ« kĂ«rkese pĂ«r informacion./ Esiona Konomi