​Thaçi nesër takon ministrin shqiptar Klosi dhe kolegun grek Nikolaos

1816
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet nesër paradite me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi. Gjithashtu, nesër pasdite, zëvendëskryeministri Thaçi do të pres në takim edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Kotzias Nikolaos. Pas takimit, zëvendëskryeministri Thaçi dhe Nikolaos pas takimit do të mbajnë një konferencë për gazetarë
Sigal