Pa të rinj, me më shumë pensionistë, Gjirokastra simboli i plakjes së Shqipërisë

Gjirokastra po kthehet në simbolin e plakjes së Shqipërisë, me një popullsi ku të moshuarit zënë një peshë gjithnjë e më të madhe.

Të rinjtë po largohen, lindjet po bien dhe pas tyre mbeten më pak familje e më shumë pensionistë. Një realitet që nuk është më vetëm demografik, por po kthehet në një sfidë për tregun e punës, ekonominë dhe të ardhmen e qyteteve të jugut.

Sigal

Një në dy banorë në Gjirokastër është tashmë në moshë pensioni, duke e kthyer qarkun jugor në më të plakurin në vend.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë në shtatë bashkitë e qarkut jetojnë 53 mijë e 314 vetë, ndër të cilët 23 mijë e 552 janë të moshuar.“Emigracioni aty, bashkë me uljen e lindjeve po bën që mos të ketë më nevojë për çerdhe apo kopshte, por për azile”, shprehet Eris Dhamo, pedagoge, sociologe.

Në rang vendi është Tirana me numrin më të lartë të pensionistëve, me 142 mijë e 448 të tillë. Për shkak të numrit të lartë të banorëve, pesha e të moshuarve në raport me totalin përllogaritet në rreth 12 për qind. Lista pasohet nga Fieri, Vlora, Korça, Durrësi, Elbasani dhe Berati. Qarqet me numrin më të ulët të të moshuarve në vend janë Lezha, Dibra dhe Kukësi.