Lajme të këqija nga moti. Ja çfarë ndodh sot e nesër

901
Sigal

Moti i ngrohtë dhe me diell ka përfunduar.

Që prej mbrëmjes së sotme dhe nesër priten reshje shiu dhe shtrëngata në zona të caktuara.

Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit situata do të ndryshojë.

Parashikimi i motit:

Reshjet

Sot pasdite priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve. Nesër priten reshje mesatare deri në lokalisht intensive në qarkun Shkodër, ndërsa mesatare në qarqet Dibër dhe Lezhë.

Në qarqet e tjera ato do të jenë të dobëta deri në lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

Në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 500 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 16 °C

në vendet e ulëta: 7 / 15 °C

në vendet malore: 0 / 10 °C

Era

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë. Nesër ajo do të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore veri-lindore.

Image