Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar mbi një situatë të pakëndshme të ndodhur gjatë zhvillimit të seancës së Parlamentit.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar mbi një situatë të pakëndshme të ndodhur gjatë zhvillimit të seancës së Parlamentit.
Ai komenton situatën kur Taulant Balla ka dhunuar verbalisht vajzën e vogël të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe nuk ka marrë as paralajmërimin më të vogël nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Vasili shprehet se Ruçi nuk mund të drejtojë më grupin e deputetëve dhe se ky tolerim ndaj Ballës është i turpshëm dhe amoral.
“Gramoz jep dorëheqjen nga drejtimi i ” Miqtë e fëmijëve”. Kjo është më e pakta që mund të bëje si politikan, si prind dhe si gjysh, në të kundërt s’përfaqëson më asnjërën prej tyre dhe do të të mbetet vetëm dashuria për sharlatanizmin e pagdhendur të Ballës.” – shkruan Kreu i Grupit Parlamentar në një postim në Facebook.
Statusi i plotë i Vasilit:
Ruçi jep dorëheqjen nga “Miqtë e fëmijëve”, nuk dënove Ballën, që dhunoi verbalisht fëmijët.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk mundet më kurrsesi të drejtojë grupin e deputetëve “Miqtë e fëmijëve”.
Nën drejtimin e tij, në sy të tij si drejtues i seancës kur Taulant Balla përmendi në mënyrë të ulët, në dhunim të çdo etike, në seancë plenare në sallën e Kuvendit vajzën e vogël të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Kryetari Ruçi s’lëvizi as gishtin përpara një ndyrësie të tillë publike kundër fëmijëve.
Është e turpshme dhe amorale që Ruçi për hir të konformizmit, besnikërisë, servilizmit dhe varësisë ndaj Partisë jo vetëm që nuk e dëboi në çast nga salla Ballën, por as nuk e paralajmëroi.
Po Ruçi ka qenë ai që ka bllokuar Parlamentin, ka futur Gardën dhe ka bërë hatanë për një fjalë goje dhe ka përzënë deputetë nga salla.
Ndërsa heshti kur u përfol një fëmijë.
Turp i madh që një fëmijë përdoret në mes të parlamentit, poshtërsisht e politikisht nga Balla dhe Ruçi hesht.
Gramoz jep dorëheqjen nga drejtimi i ” Miqtë e fëmijëve”.
Kjo është më e pakta që mund të bëje si politikan, si prind dhe si gjysh, në të kundërt s’përfaqëson më asnjërën prej tyre dhe do të të mbetet vetëm dashuria për sharlatanizmin e pagdhendur të Ballës.