Pas barazimit me Chievon, Interi pezullon një nga lojtarët më të mirë

406
Sigal

Interi vijon me rezultatet e pakënaqshme për tifozët dhe vetë klubin, ku një ditë më parë barazoi me Chievon në stadiumin e kësaj të fundit.

Por pas këtij barazimi, Interi ka marrë një masë të rëndë për një nga lojtarët më të mirë të saj, Radja Nainngolan, duke e pezulluar përkohësisht nga aktiviteti futbollistik.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi zikaltër me anë të një komunikate për shtyp ku thuhet se dënimi vjen për çështje disiplinore, por nuk jepen detaje të tjera.

Interi vjen me disa rezultate të pakënaqshme, ku ndodhet në vendin e 3-të, me 33 pikë, 16 pikë larg nga vendi i parë që mbahet i pashqetësuar nga Juventusi.