Rajna Kovaci
Teuta e hidhëruar u detyrua tja linte mbretërinë Dhimitër Farit, dhe fundi i saj mbetet enigmë. Duke ndërprerë transportin romakët dhe grekët, pirateria u toleruar në fillim nga Roma, por pati konflikte të tjera të mëdha. Megjithatë, toleranca ndaj piraterisë në Adriatik pati jetëgjatësi të kufizuar pasi Roma filloi të fitonte statusin e vërtetë të superfuqisë. Asnjë luftëtare femër nuk u lejua të fyente pushtetin e Romës.
Duke shfletuar në bibliotekë shtypin e viteve 1922 lexova një shkrim që sillte fakte të rralla për mbetëreshën Teuta, shkrimi titullohej” Teuta mbretnesha e Shkodrës”. Ajo ishte një nga pesë mbretëreshat-luftëtaret trime që ishn armike të Romës . Mbasi vdiq Leka i madh, Ilirët e fituan përsëri lirinë nën sundimin e Glaukut, pas tij sundoi Pleurati e më pas Agroni. Pas vdekjes së tij sundimin e mbretërisë e mori gruaja e tij Teuta, në emër të Pineut, që ishte i biri i Agronit me gruan e tij të parë.
Në ato kohë të lashtë Shkodra ishte kryeqyteti i mbretërisë ilire që në atë kohë përfshinte edhe Epirin e poshtëm prej Agronit, dhe zgjatej përtej Korcires së zezë (sot Korcua). Ilirët sipas të thënave gëzonin të drejtat që kishin për të përdorur piraterinë si një zeje të vlefshme, me leje të plotë sipas fuqisë së tyre politike. E ushtronin piraterinë edhe në viset e Greqisë. Njëherë sulmuan edhe disa tregëtarë italjan në dalje të skelës së Bindizit, ku pati edhe anije të mbytyra. Kjo ndodhi e indinjoi Romën, dhe senati i dërgoi Teutës dy ambasadorë Kajon, Lucion dhe Korunkanion, për ti kërkuar dëmshpërblim dhe për të informuar se Roma kishte marrë në mbrojtje Issas(sot Lezha). Mbretëresha Teuta si një grua e fuqishme, pasi i dëgjoi romakët e ardhur në kështjellën e saj, ju përgjegj me gjakftohtësi se nuk ishte në zakon të mbretërve të Ilirisë ti ndalonte vendasit e vet të vepronin të lirë në det.
Ky qëndrim i hidhëroi dërguesit dhe më i riu tha: Për tu pëlqyer Hyjnive, ne do ju detyrojmë gjetur ti qortoni dhe ti ndryshoni zakonet e mbretërve ilirë.” Mbretëresha madhështore dhe idhnake, e prekur nga sjellja e tyre plot autoritet dhe madhështi, vendosi ti pergjigjej me atë mënyrë duke dhënë urdhër ti arrestonin, si dhe urdhëroi të digjeshin anijet që i kishin sjellë. Kjo masë e rëndë shkaktoi idhnatë të rëndë tek romakët, ata harruan nderimet që i kishin bërë mbretëreshës si dhe përgatitjet e mëdha para se të shkonin tek mbretëresha, i hapën luftë ilirëve. Teuta më pas e pa të arsyeshme dhe dërgoi mëkëmbësa në Romë ku i premtoj që do të kthente të burgosurit dhe robërit si dhe dëmet, si dhe heqjen e rrethimit të Issas. Me të shpejt Roma kërkoi ti dorëzoheshin fajtorët, por më pas Mbretëresha ndëroi mendje dhe nuk i mbajti premtimet dhe as nuk pati frikë me zgjat rrethimin e Issas (Lezhës).
Në verën tjetër përgatitën dy palë anije. Njëra u nis kundër Korcires dhe tjetra kundër Epidamnos.
E rrethuan Korciren të ndihmuar nga Akejt dhe prej Etolish. Mbas një lufte të rreptë në det, me ndihmën edhe të Akarmanve ilirët fituan, shtrënguan Korcirën duke i rënë në dorë dhe duke shtrirë sundimin me në krye Dhimitër Farin. Dhe pastaj u kthyen rishtas në rrethimin e Epidamnos. Në këto ndodhira ishte koha kur konsulli L. Postumio Albino dhe Kneo Fulvio Centimato ishte kundër Mbretëreshës që kishte dhunuar njerzit dhe besën e hynive. Fulvio urdhëroi ushtrinë detare që përbëhej prej rreth 200 vetësh ndërsa Postumio u munduan të forcojë ushtrinë tokësore. I pari shpejtoi në ndihmë të Korcirës dhe nuk guxoi të bënte marrëveshje të fshehta me Dhimitër Farin. I cili ishte i ofenduar dhe i hidhëruar nga Teuta. Romakët me të shpejtë shtinë në dorë Korcirët të cilët në këtë mënyrë ishin të sigurtë nga dhuna e kusarve. Ndërsa ushtria e tokës shtrëngonte Teutën të gjentë shpëtim brenda tokës.
Dhimitri në shenjë të tradhëtisë pushtoi shumë qytete sundoi Apolloninë ju mori Ilirëve Konculla
Postumio më pas pranë Epidamnos u lavdërua që do pushtonte edhe Shkodrën. Me sa kuptohet, Mbretëresha, duke pasur pak shpresë shpëtimi, u mundua të përdorë dinakërinë. Kërkoi paqen duke paditur burrin e vdekur Agronin, se gjoja ai kishte pasur dëshirë që kjo luftë të niste dhe ajo më pas kishte qenë e detyruar ta vazhdonte. Romakët bën paqe me Teutën me kushte, ata morën shumë territore, korcirën, Faro Issa. Epidamnos dhe vendet e Autintave (ajo krahinë që sot është në mes të Shkumbinit dhe Vjosës) më pas vendin e ardejve, pranë Durrësit do i linin të lira. Pineu do të merrte pjesën tjetër të mbretërisë dhe do të paguante një shumë parash romakëve, sepse do i jepnin dy anije për të udhëtuar nga jugu i Lisosit (Lezhës).
Teuta e hidhëruar u detyrua tja linte mbretërinë Dhimitër Farit, dhe fundi i saj mbetet enigmë. Duke ndërprerë transportin romakët dhe grekët, pirateria u toleruar në fillim nga Roma, por pati konflikte të tjera të mëdha. Megjithatë, toleranca ndaj piraterisë në Adriatik pati jetëgjatësi të kufizuar pasi Roma filloi të fitonte statusin e vërtetë të superfuqisë. Asnjë luftëtare femër nuk u lejua të fyente pushtetin e Romës. “Që nga kohëra të lashta ilirët kishin shtypur dhe plaçkitur anijet që lundronin nga Italia. Ata kryen akte pirateria ndaj një numri tregtarësh italianë: disa i plaçkitën, të tjerë i vranë dhe shumë prej tyre i çuan të gjallë në robëri.”






















