Genc Pollo paralajmëron fundin e Berishës në shtator, dyshe e vjetër shantazh të ri

400
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

‘Kuqoja’ i PD-së Genc Pollo nis një fushatë sulmesh ndaj Sali Berishës pasi ky i fundit i kapitulloi karrierën politike duke e hequr nga lista e kandidatëve për deputetë. Pas detajeve rreth historisë me Fazlliçin dhe mbrojtjes së Soreca-s, Pollo dënoi skenarin e djegies së mandateve nga Berisha dhe paralajmëron një vjeshtë të vështirë për të. Dyshja e vjetër, histori 30-vjeçare me dosjes shantazhuese. Në prill të këtij viti, Sali Berisha vendosi t’i japë fund karrierës politike të Genc Pollos pas një raporti 30 vjeçar, i karakterizuar nga shantazhe dhe kërcënime të vazhdueshme, por edhe me afrime si dhe dashuri politike.

Berisha sinjalizoi Bashën që të mos e kandidonte më Genc Pollon për deputet, duke e nxjerrë kështu jashtë politikës. Pasi Lulzim Basha i komunikoi këtë vendim, Genc Pollo u shpreh se “Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme”. Kjo është hera e dytë dhe me sa duket e fundit e Sali Berishës për të ‘hequr qafet’ politikisht Genc Pollon, i njohur ndryshe edhe si ‘Kuqoja’ i PD-së dhe bandilli i një ish-eurodeputeteje pensioniste. Berisha e ka parë me dyshime Genc Pollon që në vitin 1992 për shkak të lidhjeve të dyshimta me qarqet greke që mbështesnin Fatos Nanon, por edhe për shkak të aferave të herëpashershme seksuale.

Në vitin 1998, Berisha e përzuri Pollon nga PD-ja. Pollo arriti të krijonte një grup me deputetë në PD, duke iu kundërvënë Sali Berishës. Pjesë e grupit të Pollos ishte edhe Tritan Shehu, të cilit Berisha i linte çelësat e zyrës së kreut të PD-së sa herë vinte në pushtet. Fillimisht, Pollo theu bojkotin e vendosur nga Berisha pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe u fut në Parlament. Nga ana tjetër, Berisha përgatiti një dosje shantazhi për Gencin. Kur Berisha e kishte marrë Pollon si këshilltar diplomatik, ‘Kuqoja’ e kishte kthyer zyrën në një vend orgjish me sekretare dhe këshilltare. Gjithashtu, ishte përfshirë në aferat më të mëdha financiare në atë kohë, herë duke dalë vetë në skenë dhe herë përmes njerëzve të tij. Por, Berisha nuk i publikoi kurrë këto dosje, pasi para se të vinte në pushtet në 2005, u bashkua me Pollon. Kur erdhi në pushtet, Berisha e bëri Pollon ministër Arsimi dhe në fund të mandatit të tij, ministër Inovacioni. Në të dyja ministritë, Pollo shënoi disa nga aferat më famëkeqe në Shqipëri, ku degjeneroi në mënyrë të paimagjinueshme arsimin në vend. Tek Inovacioni, Pollo hyri në histori si ministri i parë që realizonte një tender, të cilin po e zhvillonte një ministër tjetër, në rastin konkret Sokol Olldashi. Bëhet fjalë për tenderin e fibrave optike, për të cilin Pollo u akuzua se kishte marrë si kapar 1.2 milionë euro, por Olldashi kishte nisur procedurat për t’ia dhënë Bashkim Ulajt.

Duke menduar se Pollo tashmë ka perënduar politikisht, Berisha vendosi që ta largonte nga politika.