Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Përmbyset autobusi, nuk dihet nëse ka persona të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradë, pranë QTU-së, ku është përmbysur një autobus.

Rrethanat e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa nuk ka ende të dhëna nëse ka persona të lënduar.

NOA

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për të nxjerrë pasagjerët që ndodheshin brenda autobusit.