Kryeministri Rama: Investim 4 miliardë euro në Zvërnec, kontroll strikt i parave të përdorura

Protestuesit të tregojnë projektin për të cilin protestojnë, ndryshe janë pre e manipulatorëve. Zhvillimet në zonën e Vlorës kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e vlerës së pronës. Po sot Rama Presidentin e KiE, Antonio Costa

Rama: Investim 4 miliardë euro në Zvërnec, kontroll strikt i parave të përdorura për blerjen e terrenit

NOA

Në fjalën e tij, Rama u ndal te situata në zonën e Zvërnecit, teksa u shpreh se projekti në Zvërnec do të sjellë 4 miliardë euro investime.Rama theksoi se zhvillimet në zonën e Vlorës kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e vlerës së pronës.Protestuesit të tregojnë projektin për të cilin protestojnë, janë pre e manipulatorëve

Kryeministri Edi Rama, tha se nuk do të heqë dorë nga vizioni i tij për ta bërë Shqipërinë një destinacion të rëndësishëm në turizmin global, duke iu referuar investimit në Zvërnec, për të cilin pati reagime nga ambientalistë dhe shoqata të shoqërisë civile.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i qeverisë tha se nëse Shqipëria do t’u rikthehej politikave të së shkuarës, rrezikon të përsërisë modele zhvillimi si ai në Golem.

Sipas tij, vendi duhet të synojë të hyjë në “ligën e kampionëve të turizmit global” përmes investimeve që tërheqin konsumatorë të nivelit të lartë.

“Për çfarë më duhet pushteti nëse nesër-pasnesër në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm që po përgatitet atje të bëhet copëtimi i radhës, Golemi i radhës?! Do të shikoni se aftësia dhe kurajoja për ta rikthyer Shqipërinë tek Golemi është e gjallë dhe gatshme po t’u bjerë prapë në dorë Shqipëria”, theksoi Rama.

“Të heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që nuk ka frikë të hyjë në “ligën e kampioneve” të turizmit global dhe të rri këtu në karrige dhe në pushtet duke bërë sikur udhëheq një vend që trembet nga sfidat e mëdha të investimeve të kësaj lige, në një vend që ka frikë të përballet me rritjen e vet?! Nuk është më Shqipëria ku nuk afrohej më asnjë investitor, është Shqipëria ku të gjithë investitorët duan të vijnë. Është Shqipëria e 12 milionë turistëve. Duhet të hyjmë tani në elitën e turizmit global me investime që sjellin konsumatorë të nivelit të lartë që i lënë paratë këtu”, tha Rama.

Duke iu referuar projektit në Zvërnec, Rama theksoi se partnerë ndërkombëtarë janë bërë bashkë për të investuar rreth 4 miliardë euro.

Kryeministri theksoi gjithashtu se paratë e përdorura për blerjen e tokës janë verifikuar nga institucionet shqiptare kundër pastrimit të parave dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

“Një vend që nuk ka frikë nga një projekt i jashtëzakonshëm si ky, ku partnerë të jashtëzakonshëm, janë bërë bashkë për të investuar 4 miliardë euro. Jo si ndërtues që ndërtojnë, shesin dhe ikin, si ata që kanë ndërtuar pallate në Tiranë dhe pastaj ua kanë lënë banorëve që nuk marrin dot hipotekën”, tha Rama.

“Por, si pronarë të terrenit të cilin e kanë blerë me para të mbikëqyrura në mënyrë strikte nga agjencia jonë kundër pastrimit të parave dhe nga partnerët tanë ndërkombëtare që bashkëpunojnë me atë agjenci, një për një, euro për euro, me bankë dhe jo nga Izraeli – që mund të ishte fare mirë dhe Izraeli – por nga Katari. Si mund të jem kundër jush dhe kundër vetes?!”, tha Rama.

Rama pret sot presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa

Kryeministri Edi Rama do të mikpresë sot presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, i cili viziton Tiranën, në kuadër të vizitave diplomatike në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.