Aksident i rëndë te “Bypass-i” i Fierit, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave, mes tyre dhe dy turistë! Ja si paraqitet gjendja në spital

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostar Ura.

Dy automjete që udhëtonin në të njëjtin kah janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona.

NOA

Dy prej të lënduarve janë turistë të huaj, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor.