Nëse partitë dhe liderët politikë nuk janë demokratikë si mund të sjellin ato demokraci për vendin, shtetin dhe shoqërinë? Si mund të pretendohet se mund të jetë reformatorë, dhe demokratë në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv e legjislativ?
Demokracia nuk është një kostum që mund ta stilosh si të duash kundrejt një pagese. Nëse partitë nuk kanë demokratike si mund të sjellin ato demokraci për vendin, shtetin dhe shoqërinë? Nëse liderit politikë nuk janë demokratë në formim e sjellje si mund të pretendohet se mund të jetë reformatorë, moderatorë dhe demokratë në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv e legjislativ?
Zgjedhjet lokale në UKZgjedhjet lokale në UK. Nga 1835 aty janë zhvilluar 58 zgjedhje parlamentare dhe shumë më tepër zgjedhje vendore (në vite / zona të ndryshme). Të fundit u mbajtën me 7 maj 2026, ku partia në pushtet e kryeministrit Starmer pësoi humbje. Humbje pësoi edhe Partia Konservatore në opozitë, fituese ishte Reform UK (N.Farage).
Nuk ishin zgjedhje të jashtëzakonshme, por ka një detaj që në Tiranë duhet të LEXOHET sidomos në kushtet kur PS dhe PD deklarojnë periodikisht se po përfitojnë nga asistenca dhe modelet partiake britanike dhe ku grupe nga dy palët vizitojnë rregullisht Londrën për të fituar përvoja politike elektorale dhe parlamentare. Kryeministri është nën presion të madh brenda partisë së tij për dorëheqje. Ka zëra publikë, ka deputetë që e sfidojnë personalisht, ka grupe deputetësh që janë gjithnjë e më kritikë.
Shkurt dhe shqip. Imagjinoni të ndodh kjo në Shqipëri. Imagjinoni të dal dikush në PS dhe të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit! Një deputet nga Kurbini bëri një shënim në FB kritik me ministrin e Brendshëm dhe kryeministri e përjashtoi nga grupi parlamentar dhe jeta politike. Kur PD ishte në pushtet, një deputet nuk ishte dakord me një procedurë në Komisionin e Ligjeve dhe kryetari brenda 3 minutave e kritikoi, e paralajmëroi, e ngriu dhe e përjashtoi nga funksionet! I fundit në PS që sfidoi publikisht ER tani bën punën e fotografit amator, i fundit që sfidoi publikisht SB jeton përtej oqeanit atlantik. Te partitë e tjera nuk ka as zgjedhje, as sfidë dhe as gjëra për tu shënuar. Nisi ndryshe, por këtu jemi.
Mësimi? Demokracia nuk është një kostum që mund ta stilosh si të duash kundrejt një pagese. Demokracia është një sistem mendimi, veprimi, integriteti, moraliteti, vlerash dhe parimesh dhe në jetësimin e saj kanë rol thelbësor si qytetarët ashtu edhe partitë politike si ushtruese indirekt të sovranitetit të tyre. Nëse partitë nuk kanë demokratike si mund të sjellin ato demokraci për vendin, shtetin dhe shoqërinë? Nëse liderit politikë nuk janë demokratë në formim e sjellje si mund të pretendohet se mund të jetë reformatorë, moderatorë dhe demokratë në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv e legjislativ? Në UK këto gjëra i kanë zgjidhur ca shekuj më parë; natyrisht edhe ata kanë probleme, kanë dobësi, kanë ulje ngritje, por në thelb, mbetet një model referues i demokracisë funksionale.
Me këtë rast minimumi një sugjerim mbetet efektiv: këta tanët është mirë që kur shkojnë në Londër, të mos merrem vetëm me qoka miqsh në ekspozita dhe intervista apo me lobime financiare personale, duke kapur ndonjë foto apo duke ua grabitur votat emigrantëve pasi ua morën edhe atdheun, – por minimumi të lexojnë pak, të kuptojnë sadopak atë që lexojnë, të përjetojnë sadopak atë që votuesi britanik përjeton dhe të reflektojnë sadopak për të “përkthyer në shqip” diçka nga demokracia e ushtruar, ajo praktike, ajo jetësore, ajo institucionale, që ne e premtuam në 1990 dhe që ende vijojmë të jemi në tranzicion me pikë nisjeje, por pa destinacion real.





















