KAMPIONATI NOTIT/ Gati starti i sezonit 2026, tre kategori për Fëmijë do garojnë në pishinën “Te Stela”. Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku: Uroj gara të mbara, me rivalitet dhe rekorde të reja

Viti sportiv 2026 troket këtë fundjavë, çfarë të reja sjell në punët dhe aktivitetin e FSHN-së ky kampionat?

Do të jetë një kampionat, i cili do tregojë vlerësimin e përgatitjet që kanë bërë ekipet dhe notarët e tyre për të përballuar gjithë fluksin e të gjitha veprimtarive, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky Kampionat Kombëtar i Fëmijëve ka dhuruar gjithmonë gara të bukura.

NOA

Duke qënë se FSHN-ja çel vitin kalendarik sportiv 2026, ju si jeni përgatitur për këtë start?

Nga ana e saj, FSHN-ja i ka marrë të gjitha masat organizative, në bashkëpunim me Resortin “Te Stela” ku do zhvillohen garat, ku kemi përcaktuar gjithçka me kujdes për një zhvillim normal të kësaj veprimtarie. Gati për një kampionat cilësor.

Dhe e nisni pikërisht me Fëmijët, cilat janë masat tuaja specifike për këtë veprimtari?

Për ne si federatë nuk ka dallim se me cilën kategori fillon veprimtaria. Por edhe që fillon me fëmijët, është një ogur i mirë, duke menduar se ata do jenë e ardhmja në ekipet e tyre që përfaqësojnë. Por, këto gara i nisim me gjygjtarë të kualifikuar.

Në këtë event, vitin e kaluar kishte pjesmarrje të lartë dhe disa rekorde kombëtare, këtë vit e prisni kështu?

Jam “partizan” i thyerjes së rekordeve kombëtare, dhe në çdo veprimtari kam inkurajuar që ato të jenë pjesë e synimeve në çdo garë. Që do të thyhen rekorde, këtë unë nuk e diskutoj, por se sa në numur, këtë po ja lemë garave në pishinë.

Ku mendoni se do keni më shumë sukses, në rezultate, në rekorde kombëtare apo në pjesëmarrje?

Në të tre këta tregues do të ketë rritje. Pjesëmarrja pritet të jetë e lartë dhe me shumë ekipe, rezultatet do jenë në nivele më të larta nga viti i kaluar, dhe për pasojë, edhe rekordet priten të tillë. Të tre treguesit do jenë paralel mes tyre.

Ju si FSHN, si e keni menduar ecurinë e të gjitha veprimtarive të vitit 2026?

Në punën tonë, në çdo veprimtari e përgatisim me seriozitetin e profesionalitetin më të lartë. Nga Sekretarja e Federatës (Suela Haxhiaj), si dhe nga trajnerët e ekipeve, kam marrë konfirmimin se çdo gjë është gati për këtë kampionat.

Dhe urimi juaj për garat e këtij Kampionati Kombëtar për Fëmijë, cili është?

Unë kam qënë dhe do jem tradicional në çdo urim, në start dhe në mbyllje të vitit sportiv. Edhe këtë herë, uroj gara të mbara dhe me rivalitet, por mos harrojnë të thyejnë rekorde kombëtare. Shumë suksese të gjithëve: Notarë-Trajnerë-Gjyqtarë!

Pjesëmarrësit garues

Kategoria                   Meshkuj                     Femra

Fëmijë C                     9-10 vjeç                     9-10 vjeç

Fëmijë B                     11-12 vjeç                   11-12 vjeç

Fëmijë A                     13-14 vjeç                   13-14 vjeç

Libri Artë/ Nga viti 2013 e deri më sot, në Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve në pishinën 25 m, fitues ka qënë ekipi “Te Stela”, në të treja kategoritë e garimit. Madje me diferenca të mëdha nga ekipet e tjera garue.s

Aktivitetet Kombëtare 2026

1.Kampionati Kombëtar i Fëmijëve (25m)

Zhvillohet në Tiranë në datat 28-29 mars

2.Kampionati Kombëtar Rinj&Rritur (25m)

Zhvillohet në Tiranë në datat 25-26 Prill

3.Takim Ndërkombëtar-Kupa “ TEUTA”

Zhvillohet në Durrës 6-7 qershor 2026

4.Kupa Shqipërisë 2025 (50 m)-Tiranë

Zhvillohet më 30 qershor-1korrik 2026

5.Kampionati Kombëtare Fëmijë, Rinj & Rritur

Zhvillohet në Durrës 29-30 Gusht (50m)

6.Maratona mbarëkombëtare

Zhvillohet në Sarandë në datën 6 Shtator

7.Kupa Pavarësia në pishinë 25 m

Zhvillohet në Tiranë në 21-22 Nëntor

8.Kupa “Klavio Meça 2026”

Zhvillohet në Tiranë më 20 dhjetor

 

Aktivitetet Ndërkombëtare 2026

1.COMEN CUP-Beograd

Zhvillohet në datat 19-21 qershor

2.Kampionati Europian të Rinj-Mynih

Zhvillohet në datat 7-12 korrik

3.Kampionati Europian-Open

Zhvillohet në datat 10-66 gusht, Paris

4.Lojrat Mesdhetare-Taranto

Zhvillohen nga 21 gusht-3 shtator

5.Lojrat Olimpike Rinore-Dakar 2026

Zhvillohen në datat 31 tetor-13 nëntor

6.Kampionati Botëror i Notit-Pekin

Zhvillohet në datat 1-6 dhjetor 2026

 

Kol Shiroka (Vllaznia)

Jemi përgatitur për kampionë në çdo kategori

Trajneri i ekipt të Vllaznisë, Kol Shiroka, tregoi dje për gazetën “Telegraf” se është punuar seriozisht me notarët për këtë kampionat, ku fëmijët garues vijnë me synime të qarta në këtë veprimtari. “Jemi përgatitur mirë me ekipin që do të marrë pjesë në Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve në Tiranë. Vllaznia ka përzgjedhur gjatë procesit stërvitor notarët që kanë pretendime për trofe. Kështu, Joel Golemi në Kategorinë C do garojë në stilin e lirë dhe në delfin, Frederika Rotani në bretkocë, dhe Klea Dedi në Kategorinë C do garojë në shpinë dhe stilin e lirë. Përgatitjet dhe gjëndja e mirë fizike e të gjithë notarëve, besoj se do na çojnë në sukses, madje edhe me notarë të tjerë. Vllaznia ka hyrë në rrugën e kampionëve, dhe këtë do uroja të shtunën në Tiranë”.

ÇMIMET PËR FITUESIT

Për notarin dhe notaren më të mirë të veprimtarisë, do të jepet Kupa e Kampionatit, bazuar në pikëzimin FINA, për shumën e pikëve të fituara në 2(dy) garat me rezultat më të lartë. Notari dhe notarja më e mirë për kategorinë B/C, do të nderohet me medalje përkatëse. Bazuar në shumën e pikëve të tre kategorive, do të bëhet edhe klasifikimi ekipor. Do të nderohet me Kupën e aktivitetit ekipi më i mirë M&F. Për çdo garë, fituesit e tre vëndeve të para do të nderohen me diplomë sipas kategorise dhe klasifikimit.

Jurgen Fici (Teuta)

Në këtë kampionat, notarët vijnë me pretendime

Në ekipin e Teutës së Durrësit, pjesëmarrja në Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve në pishinën 25 m do jetë me më shumë notarë se në vitin e kaluar. Trajneri Jurgen Fici tregoi se Teuta vjen në këtë kampionat me një ekip të ri në moshë dhe me pretendime. “Do garojmë denjësisht, pse jo edhe për të fituar gara të ndryshme. Ka qënë një peridhë përgatitore e ngarkuar për ne, pasi të gjithë notarët tanë në Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve janë të rinj. Ata premtojnë shumë me cilësitë fizike që kanë. Nga ana jonë janë bërë shumë teste, dhe notari Albi Deda synon të renditet në vëndet e para në të gjitha garat ku ai do marrë pjesë. Edhe me fëmijët e tjerë ne kemi pretendimet tona në këtë kampionat, jo si modestë, por si garues që kërkojnë nivel të lartë garimi e rezultate në rritje”.

SYNIMI/ Para startit, trajneri mikpritës, Mjeshtri i Madh Sadik Mema, hap sfidën me optimizëm

Ekipi “Te Stela” nuk ndryshon objektiv për vëndin e parë

 

Kampionati Kombëtar

Fëmijë – Indoor

Pishinë 25 m

Programi i Garave

E shtunë, 28 mars 2026

PARADITE

400 m Stil i Lirë          M

400 m Stil i Lirë          F

200 m Bretkosë           M

200 m Bretkosë           F

200 m Delfin               M

200 m Delfin               F

100 m Shpinë              M

100 m Shpinë              F

4X50m Stil i Lirë        M

4X50m Stil i Lirë        F

PASDITE

50 m Delfin                 M

50 m Delfin                 F

200 m Shpinë              M

200 m Shpinë              F

100 m Stil i Lirë          M

100 m Stil i Lirë          F

50 m Bretkocë             M

50 m Bretkocë             F

4X100 m Miks            M

4X100 m Miks            F

Vlerësimet

Në garat e Kampionatit Kombëtar të Fëmijëve në pishinën 25 m, notarët këtë vit do të vlerësohen për klasifikimin ekipor duke u bazuar në pikëzimin si vijon: Vëndi parë 8 pikë, vëndi dytë 6 pikë, vëndi tretë 4 pikë, vëndi katërt 3 pikë, vëndi pestë 2 pikë dhe vëndi gjashtë 1 pikë. Për stafetat, dyfishi i pikëve.

Në pishinën e Resortit “Te Stela”, kjo e shtunë do çelë veprimtarinë e parë kombëtare në sportin e Notit për vitin 2026, Kampionatin Kombëtar për fëmijë, Meshkuj e femra, në pishinën dimërore 25 metra. Tradicionalisht, këtë veprimtari thuajse e kanë “pushtuar” notarët dhe notarët e ekipit “Te Stela”, fakt të cilin e pohon për gazetën “Telegraf” edhe trajneri i këtij ekipi, Sadik Mema. Duke qënë prej 14 sezoneve në krye të kësaj Akademie, trajneri Mema tregoi dje se ata do garojnë me një numër të madh notarësh. “Tradicionalisht “Te Stela” ka patur vlerësim për këtë veprimtari, sepse te fëmijët ne shohim bazat e vazhdimësisë dhe të ardhmes në akademinë tonë. Ky është aktiviteti i parë kombëtar për vitin 2026 dhe ne jemi përgatitur mirë që të jemi fituesit. “Te Stela” do marrë pjesë me më shumë se 50 notarë (M – F), me të cilët jemi përgatitur që të përsëritim suksesin e sezonit të kaluar”, kështu e nisi dje bisedën trajneri i ekipit “Te Stela”, Mjeshtri i Madh Sadik Mema, i cili synimin e fitores e mbështet në përgatitjet që kanë bërë me notarët, që do jenë në garë sot. “Jemi përgatitur mirë, kemi patur kohën e duhur, sepse dimri për ne fillon që në muajin shtator, dhe deri tani e gjithë kjo hapësirë kohore ka qënë përgatitje. Kemi zhvilluar edhe veprimtari të tjera në këtë pishinë gjatë këtyre muajve, por e gjitha ka qënë periudhë përgatitjesh. Duke qënë se çdo grupmoshë do të zhvillojë rreth 20 gara, të ndara Meshkuj e Femra, dhe për ne garimi bëhet edhe më i plotë. Unë nuk mendoj se e ul nivelin e rivalëve që do kemi në këto gara, por kemi më shumë notarë cilësorë. Uroj që të kemi një veprimtari me garë të fortë dhe rivalitet të lartë nga të gjithë ekipet që do të marrin pjesë në këtë event”, ishte kjo deklarata e djeshme e trajnerit të ekipit të Notit “Te Stela”, për Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve që nis të shtunën në pishinën e Resortit “Te Stela”. Në vitin e kaluar, ekipet e fëmijëve të Akademisë së Notit “Te Stela” ishin fitues të Kampionatit Kombëtar, medje edhe me rekorde kombëtare.

Kampionati Kombëtar

Fëmijë – Indoor

Pishinë 25 m

Programi i Garave

E dielë, 29 mars 2026

PARADITE

29 mars 2026

50 m Stil i Lirë            F

50 m Stil i Lirë            M

100 m Delfin               F

100 m Delfin               M

200 m Katërnotim       F

200 m Katërnotim       M

200 m Stil i Lirë          F

200 m Stil i Lirë          M

St. 4X50 m Miks         F

St. 4X50 m Miks         M

PASDITE

100 m Katërnotim       F

100 m Katërnotim       M

100 m Bretkocë           F

100 m Bretkocë           M

50 m Shpinë                F

50 m Shpinë                M

800 m Stil i Lirë          F

800 m Stil i Lirë          M

St. 4X100 m Lirë        F

St. 4X100 m Lirë        M