Pas eksperimentit Soros me Reformën në Drejtësi, gati ligji për të manipuluar referendumin dhe sistemin e pushtetit ligjor, administrativ e lokal. Skenari që me më pak se 50% të votuesve,referendum të quhet i vlefshëm për ndryshimet. Av. Ndue Pjetra: Loja e re mund ta kthejë kryeministrin në “mbret” de fakto me vulën e popullit apo Republik Presidenciale
Eksperimenti Soros i Reformës në Drejtësi ‘zvarrit’ Shqipërinë te referendumi si ‘shashkë’ për të kthyer rregullin “Vetë Ali, vetë Kadi”
Pas ujdisë bashkëpunimi me “Sorosi” me target dorëvënien në drejtësi, ku pasojat poi vuajnë qytetarët në 2026, në ambientin politik shqiptar ka nisur puna për rikthimin e Referendumeve. Ky është një test për sistemin.Nëse referendumi mbetet i lirë, ai është garanci demokracie.Nëse kapet nga pushteti, ai bëhet mjeti më i rrezikshëm për ta bërë pushtetin të pakontestueshëm
Në vitin 2015, Kuvendi bën ujdi bashkëpunimi me Fondacionin Shoqëria e Hapur, “Sorosi” për Shqipërinë, me target dorëvënien në drejtësi, ku pasojat i shohim në 2026 ku sipas sondazheve shumica e shqiptarëve nuk besojnë në drejtësi . Skepticizmi sa ka ardhur e është rritur për shkak të dështimit të plotë të procesit të vettingut dhe zvarritjes dyerve të gjykatave me vite për të marrë drejtësi. Shqiptarët e dinë që kur qeveria uzurpon drejtësinë është diktaturë, dhe kur një njeri i vetëm kontrollon qeverinë, parlamentin dhe gjyqësorin, ai është mbret. Ai është hartues i ligjit, ekzekutues i ligjit, dhe vendosës i drejtësisë. Njësoj si Luigji XIV, të cilin kur e pyetën, se çfarë ishte shteti dhe ligji ai u përgjigj: “Shteti? Unë jam shteti. Unë jam ligji.”
Eksperimenti që u implementua në Shqipëri me Reformën në Drejtësi , shumë shtete e refuzuan si: Maqedonia e Veriut , Moldavia dhe madje edhe Kosova.Së fundi edhe italianët i thanë “Jo” nismës së Melonit për Reformën Gjyqësore me referendum, ku pas dështimit kanë nisur dorëheqje në qeveri.
Qeveria frymëzohet nga “motra” në Itali
Në ambientin politik shqiptar ka nisur puna për rikthimin e Referendumeve. Duket se loja është hapur për të gjetu konsensusin e të gjitha palëve. Përmes një deklarate të përbashkët që mban aromë sfide dhe pazari ndaj pushtetit ekzekutiv, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe ajo e Prokurorëve ka reaguar, duke marrë shkas nga zhvillimet politike dhe juridike në Italinë fqinje. “Shoqatat tona mbeten të vendosura dhe të angazhuara maksimalisht për ta realizuar këtë mision themelor të garantimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve, duke marrë përvojat më të mira nga shoqatat homologe të vendeve fqinje”, thuhej ndër të tjera në reagim.
Qeveria shqiptare duket se është frymëzuar nga Giorgia Meloni, e cila vendosi të shkojë në referendum për të ndërhyrë në drejtësi. Edhe pse referendumi atje dështoi, kjo nuk e ka ndalur qeverinë shqiptare që të bëjë të njëjtën gjë, i frymëzuar pikërisht nga Meloni. Dhe ligji duket se është qepur në mënyrë të tillë që kryeministri të mos dështojë si “motra” e tij italiane.
Sinjalet janë se po mendohet për të sjellë ndryshime të forta zgjedhore, teksa sinjalet janë se ligji do përdoret edhe për të prekur drejtësinë.
Në ligj është përcaktuar që parimi i pjesëmarrjes në 50 për qind të jetë vetëm për ndryshimin e Kushtetutës, ndërsa për të ndërhyrë në ligje, kufiri ulet. Ndërkohë përdoret një term “zgjedhës të regjistruar”, i cili nuk është shumë i qartë nëse bëhet fjalë për lista të zgjedhësve apo do të ketë regjistrim më parë.Rezultati i referendumit është i vlefshëm kur votat e vlefshme përbëjnë të paktën 30% të numrit total të zgjedhësve të regjistruar.

Av. Ndue Pjetra: “Referendumi si rruga drejt pushtetit absolut? loja e re që mund ta kthejë Ramën në ‘mbret’ de facto”
Në Shqipëri nuk po diskutohet thjesht një ligj i ri për referendumet. Po diskutohet diçka shumë më e thellë: kontrolli mbi mënyrën se si populli “vendos”.Dhe këtu fillon problemi real.Nisma që lidhet me qeverinë e Edi Rama për të ndryshuar rregullat e referendumit nuk është neutrale. Ajo prek drejtpërdrejt instrumentin e fundit që teorikisht mund të sfidojë pushtetin.Por çfarë ndodh kur ky instrument kalon nën kontrollin e vetë pushtetit?Atëherë nuk kemi më referendum. Kemi një mekanizëm për të marrë vendime të mëdha me vulën e popullit, por me drejtim të kontrolluar.
Skenari që nuk po thuhet hapur
Le ta çmontojmë ftohtë:Nëse qeveria arrin të kontrollojë:– formulimin e pyetjeve– momentin kur bëhet votimi– administrimin e procesit– dhe dominimin mediatik, atëherë çdo referendum mund të prodhojë rezultatin e dëshiruar.Kjo do të thotë një gjë shumë konkrete:Çdo vendim i madh politik, institucional apo edhe kushtetues mund të kalojë si “vullnet i popullit”.Edhe kur nuk është.
A mund të kthehet kjo në një “mbretërim”?
Jo në kuptimin klasik. Askush nuk do të shpallet mbret me kurorë.Por në kuptimin real të pushtetit, rreziku është tjetër:Një lider që kontrollon edhe mënyrën se si populli jep pëlqimin e tij, nuk ka më kufizime reale.Ai nuk ka nevojë të imponojë vendime.Ai i miraton ato përmes një procesi që duket demokratik, por është i drejtuar.Dhe këtu lind koncepti i rrezikshëm:
Jo “mbret” me ligj, por “mbret” në praktikë.
Goditja që ndryshon lojën
Nëse ky model konsolidohet, atëherë opozita nuk ka më armë reale politike.Sepse çdo përballje mund të anashkalohet me një referendum të kontrolluar.Çdo kundërshtim mund të delegjitimohet me një votë të menaxhuar.Dhe çdo kritikë mund të mbytet me argumentin klasik:“Populli vendosi.”
Përfundimi që duhet thënë troç
Kjo nuk është thjesht një reformë.Kjo është një test për sistemin.Nëse referendumi mbetet i lirë, ai është garanci demokracie.Nëse kapet nga pushteti, ai bëhet mjeti më i rrezikshëm për ta bërë pushtetin të pakontestueshëm.Dhe në atë moment…nuk ka më rëndësi si quhet sistemi.
Sepse në thelb, pushteti është në duart e një njeriu , dhe askush nuk mund t’i bëjë asgjë.






















