Mot i nxehtë në të gjithë vendin, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

198
Sigal

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore nga Afrika duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Përjashtim bën vetëm skaji verilindor dhe juglindor ku pas mesditës do ketë vranësira kalimtare.

Këto kushte atmosferike mbeten prezent deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes, por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 39°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Jugor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Mbetet me kthjellime moti gjatë paradites dhe mbrëmjes, por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në zonat veriore dhe lindore.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të nxehta dhe të thata nga Jugu i Mesdheut do të kushtëzojnë motin edhe në MV, duke bërë që kthjellimet dhe temperaturat deri në 39 gradë celcius të jenë dominuese.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë prej ditësh qendrën e kontinentit vijojnë të diktojnë vranësira dhe rrebeshe shiu, ku nuk do të mungojnë dhe stuhitë afatshkurtra të breshrit. Ndërsa me kthjellime mbetet gjithë pjesa tjetër e Europës