Demir Korita: Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri,
FIER
Është interesant fakti se skraparllinjë kudo ku janë vendosur për të banuar dhe punuar janë integruar mjaftë shpejt me myzeqarët dhe janë bërë njësh me ta.Këtë e kanë vertetuar qëndresa e bashkjetesa tyre përmëse 100 e ca vjetësh të cilët krijuan mardhënie të shkëlqyera me vëndasit jo vetëm në komunitet ku banonin, në fshat apo qytet, por edhe në punë dhe marrdhënie shoqërore dhe në lidhjet martesore të ndërsjellta pa dallim besimi fetar ,krishter ,myslyman apo bektashi, duke i “çimentuar” më tepër dashurinë dhe respektin e ndërsjelltë mes tyre.
Rreth vitit 1917, kemi përsëri një lëvizje e brendëshme migruese të popullësisë së Skraparit kryesisht në Myzeqenë Perëndimore. Shkak ishte mundësia për një jetesë më të mirë ,ku prodhimet e kulturave bujqësore ishin më të larta e veçanërisht ishte mundësia e mbarshtrimit të bagëtive të cilët i kishin me shumicë. Ndër to, familje të njohura nga ,Vlusha (sanxhakët),koprënckat, dostët , staraveckët,etj, të cilët blenë toka dhe u vendosën familarisht si në . Libofshë,Verbas, Kraps etj.


Ndërkohë kemi edhe kuadro të emruar nga insitucionet e larta shtetrore të kohës. Më kryesori ishte Maliq Vlusha(1884-1940), ose siç e thërriste Ismail Qemali, Maliq Skrapariqë , në atë periudhe kryente detyren e drejtorit per bujqesine e pyjet në Qeverinë e Vlorës. Ndërsa në Qeverinë e Austro-Hungarisë më 1917 u vendos në Libofsh në detyrën e drejtorit te pasurive të shtetit nga Shkumbini dhe gjithë Shqipërinë e Jugut me qëndër në Libofshë, si dhe familje të tjera nga Koprencka ,midis tyre ajo e Sadik Koprënckës,etj. Maliqi mori pjese ne Kongresine Lushnjes më 21-31 janar 1920 si delegate i Skraparit. Një figurë tjetër e rëndësishme ishte edhe Ferid bej Vokopola(1887-1969) që pati një rol të rënsishëm në Kongresin e Lushnjes (21-31 janar 1920)i cili mbajti fjalën e hapjes në Kongres dhe u zgjodh sekretar i Kongresit. Po kështu nga Zaloshnja zbritën pjesëtarë të fisit të patrioteve Mahmut,Hysen e Servet Zaloshnja te cilet zotruan disa dhjetra hektar tokë në fshatin Verbas. Në fshatin Kraps u vendosën familjet nga Staravecka ajo e Xhelal Staraveckes, ndërsa familja Buba u vendos në Ngurrëz të Lushnjes.dhe në fshatin Mizë tre vëllezerit “Zaçe “nga Korita, godunët nga Grëmshi,etj.

Mbas viteve `30 Hysen Zaloshnja , Servet Zaloshnja kryejnë detyrën si nën prefekt ne Fier dhe Rroskovec si dhe Alush Grepcka (dëshmor) sekretar komune po ne Rroskovec.Një shkolle në Rroskovec mban emrin e Alush Grepckës. Në kryengritjen antizogiste të Fierit, gusht 1935, ishin angazhuar shumë ushtarakë skraparllinj, në krye të Organizatës së Fshehtë ishte Riza Cerova, ndërsa në Fier,ishte Toger Xhelal Staravecka ,dhe 7-8 skraparllinj të tjerë. Xhevahir Arapi (Spathara), në atë kohë xhandar, qëlloi për vdekje gjeneral Gjilardin. Mbas vitit 1940 migrimi i skraparlinjve filloi të rritej ndjeshëm. Kështu në fshatin Petovë e Re (Krijuar rishtas pas viteve 1925 me vendosjen e rreth 8 familjeve nga Bosnja ) Pas viteve 1940 dhe tre në fshatin Drizë –Vajkan. Dhe disa në Libofshë,Kolonjë të Lushnjes, Xhepaj, Portëz, Levan, Eskaj, Bitaj, Ngurrëz, Kosovë e Vogël, Karbunarë të Lushnjes, etj.Në Kolonjë u vendosën rreth 5 familje .Në kohën që Kolonja për rreth 3 vite (1952-1955)kishte atributet e Rrethit ,si drejtues të saj ishin tre kuadro nga Skrapari: Mustafa Shkëmbi nga Gradeci (Q) në detyrën e sekretarit të parë,Sadik Koprëncka në detyrën e kryetar i Komitetit dhe Ramadan Hysi në detyrën e kryetarit tëdegës Ushtarake. Me krijimin e koop së parë të Bubullimës kryetar i saj u ngarkua Muhamet Sanxhaku nga Vlusha. Ndërsa me krijimin e kop të fshatit Petovë e Re me banorë të përzier ,skraparllinjë, bosnjak e kosovarë, kryetar i parë u ngarkua Asllan Sulçe nga Radëshi dhe sekretar Hazis Hysi nga Vërzhezha .E veçantë në këtë fshat dhe që kujtohet edhe nga brezat e sotëm ishte krijimi mardhënieve të shkëlqyera mes tyre,i ndihmës reciproke i pjesmarrjes në dasma e të tjera veprimtari në fshat . Në Levant të Fierit ishin vendosur rreth 5 familje ,vëllezërit “Lamçe”.

Mbas çlirimit, kryesisht rreth viteve 1948-1951 me zhvillimet e vrullshme ekonomike, kryesisht në zonat naftëmbajtëse të Kuçovë-Patos – Marinëz, rreth 100 djem vullnetar nga zona e Potomit (nga këta ,20-të i sistemuan në Kuçovë ,të cilët,i kaluan në kurse e shkolla kualifikimi në Kuçovë,dhe 80-të i sistemuan në Patos-Marinëz) të cilët i kualifikuan në profesione të ndryshme si; sondist,elektiçist,motorist,pompist,saldator,tornitor,etj,ku u angazhuan në ndërmarrje të ndryshme të naftës .(sipas kujtimeve të Qani Bilimanit) punuan me përkushtim duke arritur të bëheshin specialistë dhe mjeshtra të zotë të kësaj fushe .Aty u vendosën me banim dhe krijuan familje ku jetojn edhe sotë: Një pjesë e mire e tyre u shquan si zanatçinjë e mjeshtra të zotë e deri në marjen e titullit të lartë të “Heroit të Punës Socialiste” ,si;Qani Bilimani,Nazmi Dyrmishi,Jake e Kadri Caka, Adem Ibro,Kapllan Hajdari (Hero i Punës Socialiste), Myrteza Hysenbelliu (Hero i Punës Socialiste), Hysni Ajasllari (Hero i Punës Socialiste), Engjëll Bregu, Mehmet Nako, Rrapush Braho, Asllan e Abas Celibashi,Teki Fetahu, Sulejman Mekollari, Ismet Greva, Kudret Malo, e shumë e shumë të tjerë. Disa më të rinjë që kishin përfunduar universitetin shtetror të Tiranës fakultetin e inxhinierisë së naftës atë mekanike si; Agron Çuedari, Kamber Breshani, Ajet Ylli, Novrus Kodheli, Hysni Pëllumbi, Myftar Korita, Tajar Hysi, Selim Molla, Shkëlqim Zaloshnja, Adem Sanxhaku, u bënë kuadro drejtues të zotë, në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Naftës , në Insitutin e Naftës e ndërmarjeve të tjera të nxjerrjes e prodhimit të naftës e të gazit,të cilët dhanë një kontribut të shquar si ing .e drejtues të zotë .Një pjesë prej djemëve të ardhur në naftë perfunduan shkollat e mesme,fakultetin e naftes dhe shkolla te tjera te larta ku u bene kuadro ne insitucionet partiake qendrore dhe vendore si:-Meleq Kotobelli,Selman Ismaili,Yda Celibashi,etj.Dua të trajtoj pak për kontributin heroik të dhënë nga ing.ushtarak Gjeneral Mendu Backa i cili me aftësitë tekniko shkencore, organizoi dhe drejtoi punën për fikjen e fontanës të pusit 547 në vitin 1957 në Marinëz. Ishte ky bir i Skraparit që me heroizëm të pashoq së bashku me ekipin e tij xhenjer dhe puntorët heroik si Kapllan Hajdari etj, arritën të fikin flakët pëbindëshe të fonanës ,të bllokojnë pusin e rikthyer në punë duke i kursyer shtetit miljona tonelata naftë. Për aktin heroik iu dha tituli i lartë “Hero i Punës Socialiste” Veprimtaria , puna dhe qëndrimi i bijëve të Skraparit në naftë, rritën së tepërmi emrin vlerat dhe krenari që i dhanë krahinës së e tyre,Skraparit.

Lëvizja tjetër më masive e skraparlinjëve është bërë në periudhën e bonifikimit të kënetës së Tërbufit, të Mbrostar-Urës, Sheqit e Semanit,pas viteve 1955 si dhe në krijimit të ndërmarjeve bujqësore. Shumë familje në këtë kohë, janë vendosur në fermat e Çermës, Dushkut, Savrës, Mizë të Divjakës, NB Çlirim Fier, Mbrostar- Ura, Seman, Levan, Portëz, Roskovec,etj. Edhe në këto vende, skraparlinjtë u shquan për respektimin e raporteve humane me vendasit. Në fushën e bujqësisë u shqua si bashkpuntor shkencor drejtues e organizator i zoti Vigan Korita i cili kreu mjaftë detyra të rëndësishme në sektorin e bujqësisë si shef i bujqësisë së rrethit të Tiranës ,zv/kryetar i komitetit ekzekutiv po për rrethin e Tiranës ,e deri tek sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë .Në koop. Zharrzes si kryetar i saj Nasibi Zyka dhe brigadier Myslym Zyka në sektorin e Portzës, qe merte rendimente të larta në kulturen e misrit dhe grurit, ku iu dha titulli i lartë i “Heroit të Punës Socialiste”.ekonomistet ,Skender e Arshin Gishti, Bardhi Lamçe qe pas viteve 90-te kreu detyren e drejtorit te Bankes se Bujqesis .Emërmirë lanë edhe shoferët e mirënjohur Hajri Zhepa dhe vëllezërit Qazim dhe Ilmi Hysi, ky i fundit në vitet 80-te kishte realizuar planin per vitin 2000 dhe ishte kandidat per “Hero të Punës”,por nuk ia dhanë. Ishte puna dhe integrimi i sukseshëm i tyre që lidhën me ta miqësira të reja dhe forcuan ato më të vjetrat.

Një rol të rëndësishëm në forcimin e këtyre marrëdhënieve kanë luajtur edhe kuadrot e vjetër, që kanë sherbyer ne fusha te ndryshme në zonën e Myzeqesë. Të tillë ishin: në Fier, mjeku i talentuar infeksionist ne vitet 1960 Qazim Cerga,drejtori i SMT, Brahim Gjoka, drejtori i pyjeve po ne vitet 55-60- Mehdi Mollasi, specialisti i ekonomise në Kom. Ekzekutiv Ilmi Bejko, Prokuror i rrethit Fier Zija Shahini,pergjegjësi i zyres së strehimit në komitetin e qyteti Zalo Caka (Osoja), nëpunës, Hysni e Qazim Sanxhaku . Në Fier e Lushnje ku shtrinte detyrën luftarake Korpusi i parë i Jugut pati mjaftë kuadro ushtarak nga Skrapari të cilët kryen me devotshmëri detyrat e ngarkuara .Midis tyre: Ushtaraket e lartë ,komandantet e komisarët e brigatave ushtarake, Xhemal Dingu (Rogu),Njazi Hysi, Dilaver Mançe, Ali Aliaj, Kryetari i degës Ushtarake Besim Bega,Neki Hysi, shefi i shtabit të brig të tankeve Fier Përparim Musabelliu , Ferit Bregu shef kimie i Divizionit të Lushnjess,Nazif Myftari,e deri tek ushtarak te tjerë si Halil Hoxha, Asllan Hyska, Hariz Kushova, Çlirim Zaimi, Jashar e Sokol Hysi,Qani Spahiu, Arif Çela, Bektash Shuke, Tomorr Hoxha, Teki Fetahu dhe N/ of mjaftë të nderuar Hazis Mestani, Et-hem Sulçe e ndonjë tjetër si dhe kontrollet e qarkullimit rrugor oficerët Avdyl Shkëmbi e Myfit Spahiu,etj . Me devotshmëri punuan në organet e drejtësisë, prokurorët e në periudha të ndryshme të Rrethit Fier, Zija Shahini e Marjeta Zaimi, prokurori Nebi Shkëmbi. Në shërbimin e shëndetësisë për vitet 1965 u shqua mjeku infeksionist Qazim Cerga që dha një kontribut të shquar në profilaksinë dhe zbulimin e sëmundjeve të tifos që rrezikoi mjaftë banor të zonës dhe qytetit të Fierit,për të cilin edhe sotë për këtë mjek ruhet respekti për ç’ka ai bëri për komunitetin.Në vitet e sotme shkuhet një tjetër mjek kirurg i mirenjohuri, i talentuari, doktor Berti Meta, mjeku anastezist Fredi Çuedari, farmacisti i njohur Vladimir Sanxhaku, mjekja Donika Alushani, që per disa kohë qe drejtore e spitali rajonal Fier. Fushë tjetër që u shquan skraparllinjte është ajo e arsim-kulturës, ndër më të njohurit , profesori ,intelektuali, prozatori dhe poeti Përparim Hysi,që për disa vit punoi si specialist i gjuhë –letërsisë në Drejtorinë Rajonale të Arsimit në Qarkun e Fierit, botues i mbi 25 vëllimeve me poezi,romane e tregime. Skulbtori e petagogu si dhe për disa vite drejtor i shkollës së mesme Rajonale të muzikës Haxhi Kalluci, dhe më pas ate të Z/kryetarit të Bashkise së Fierit .Nderkohë është botues dhe krijuesi i tre vëllimeve me poezi dhe i mjaftë veprave madhore si bustet kushtuar themelusit te shtetit Shqiptar, Ismail Qemalit ,”Heroinës së Popullit” Liri Gerro,,peronalitetit dhe politikanit ,Sejfulla Maleshovës ,profesorit dhe shkrimtarit fierak Jakov Xoxës ,e mjafte vepra të tjera. Duhej thënë per kontributin e Haxhiut i cili qysh pas viteve 1992 shtepine e ktheu ne galeri arti me emrin sinjfikativ “Art Galeri Frashëri”,ku u bë ndër qëndra kryesore e veprimtarive dhe promovimeve te mjafte veprave artistike dhe artit figurativ te autoreve shqiptar ,kosovar dhe fierak ,ku ne këto promovime mernin pjese figura te mëdhe te artit e letersise Akademikët , Dritëro Agolli,Moikom Zeqo,Xhevahir Spahiu,Ali Aliaj, dhe personalitete të larta shtetrore e vendore.”Art Galeri Frashëri “ u bë një nder qendrat e veprimtarise se shoqates “Skrapari” me kryetar Xhemal Dingun e sekretar Nuredin Qaton ,Zenel Hysin ku per shumë vite organizuan e festuan mjafte data e ngjarje historike ne rrethin e Skraparit.Kjo shoqate kishte edhe grupin e këngës popullore mes te cileve shquheshin Hazis Mestan Bakiu, Zenel Hysi, Xhemal Dingu , Asllan Hyska, Haxhi Kalluci. Për nje periudhë shoqata botoi rreth 7 numura gazete me siglën “Skrapari” te sponsorizuara nga bisnesmeni Ilir Dervish Sanxhaku.Këto veprimtari Shoqata “Skrapari” në të shumtën e rasteve bashkëvepronte me shoqatat simotra “Myzeqeja” dhe “Labëria”.Një ndër intelektualët që është shquar në fushës së studimeve ,për Pushtetin vendore (botimin e dy vëllimeve) është intelektuali Myzelejen Hoxha(Vokopola) i cili shquhet edhe si politolog ,studjues e poet duke botuar studime e monografi (Ferid bej Vokopola) ,vëllime me poezi dhe anliza mjaftë të mprehta në fushen e politikës së sotme , cili nderohet e respektohet nga të gjithë komunitetet këtu në Fier e Patos.Ndërkohë ka kryer edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë së Patosit ,atë të Sekretarit të kshillit Bashkisë së Fierit, duke përmbushur me sukses të gjitha detyrat e mara.Në fushen e krijimtarisë letraro-artistike u shqua edhe ish kuadri dhe drejtuesi ne disa sektor të rëndsishëm në Skrapar ,Zenel Hysi i cili botoi dhe nxori në qarkullim 7 vëllime me tregime ,e poezi dhe vellimin studimor :-Mbi “Dasmën në Skrapar” .Demir Korita deri me sotë ka botuar rreth 27 vëllime, kryesisht në atë të monografisë,po ashtu botime të kesaj natyre kanë botuar ushtaraku ne pension Ali Aliaj, Hazis Mestan Bakiu. Vitet e fundit shquhet piktori në grafik i portreteve Nuri Korita i cili është vlerësuar mjaftë nha publiku. Bashkshortët Nuredin e Gurije Qato për rreth 30 vjet kanë kryer detyrën e drejtorit të shkollave 9 vjeçare e të mesme në Belinë,Vidhisht, Hamil, Petovë dhe Rroskovec.Aleksandra Shkëmbi për disa vjetë kreu detyrën e drejtores së shkolles së mesme “Perikli.Ikonomi” .Vite më pas po në këtë shkollë drejtoi me profesionalizëm djali i Radëshit Alket Shkëmbi. Në fushen e bisnesit u shquan ing.i ndertimit dhe president i firmes së ndërtimit Lavdosh Celibashi, botuesi i shtypshkronjes “Planet” Agim Celibashi i cili ka kryer edhe detyrën e Kryetarit të rajonit Nr 1, sotë kryen detyrën e Sekretarit të Këshillit Bashiak të Fierit .Prej vite kryente detyrën e konomisti dhe drejtori i filialit te bankes “Fieri”Gani Bendo, Irfan Hajdari mësues dhe për disa vjet kreu detyrën e drejtorit të shkollës 9 vjeçare të fshatit Lalar dhe më pas atë të drejtorit të Postës se Fierit, Bejaze Korita, financiere e larte dhe N/ drejtoreshë e D SH SH Fier, Mimoza Celibashi qe per shume vjet kryen detyren e pergjegjses së Kryqit të Kuq per Bashkinë e Fierit, financierja dhe përgjegjsia për disa vite e doganes së Fierit dhe Dibrës Trëndelina Sulçe,etj.
Në Lushnje kane punuar me përkushtim e ndershmeri mjaftë bijë të skraparit si kuadro në funksione të ndryshme të ekonomisëdhe arsimit
Pas viteve 1956 me krijimin e fermave të reja pati dyndje të familjeve skraparasve drejt Dushkut,Plykut dhe Çermës.Nga studimi i bërë vetëm në Sektorin e Dushkut u vendosën rreth 65 familje ,diçka më pak ishin vendosur në Plyk e Çerëm. Si kudo familjet skraparase ishin shëmbull në mardhënie me komunitetin ,por edhe të zellshëm në vazhdimin e arsimit deri në nivele të larta dhe u bënë kuadro të devotshëm.
Ndër ta ishin: Sadik Koprencka në detyrën e kryetarit të komitetit ekzekutiv të rrethit Lushnjë, Safet Hatellari në detyrën e sek .parë rinisë (1959-1964). At’ e birë Hekuran dhe Visar Zhiti, poet ,shkrimtar dhe publicist. Xhemal Dauti një nder ish drejtuesit dhe organizaatoret e zote ne vitet 80 ne rrethin e Lushnjes, Avdulla Hysi per vitet 55-60 ka qënë në detyren e shefit të shendetesise se Rrethit .Ekonomisti i finances Njazi Korita, Ilmi Zaçe invalid lufte, instruktor në ish aparatin e partisë së rrethit.Në periudhën 1952-1955 kur Kolonja kryente atributet e rrethit në krye të saj ishin : Sekretari i parë Mustafa Shkëmbi nga Gradeci qëndër, Kryetar komiteti ekzekutiv Sadik Koprëncka, Ramadan Hysi në detyrën e ish shefit të degës ushtarake te Kolonjes. Ushtarakët Qani Spahiu(Nishica) ndër më të talentuarët ,i cili ka kryer detyra të rëndësishme ,si petagog e shef katedre i tankeve në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve , komandant brigade te tankeve ,Gjirokastër e Vorë ,etj,Teki Satka në detyrën e shefit të mobilizimit në degën ushtarakr ,Perlat Koprëncka në detyrën e komisarit të DPB Lushnje , Muhamet Sanxhaku ish kryetar i pare i Koop të Bubullimës, Sheme Dyrmishi (Koprëncka),ish përgjegjës i pare i sektorit të NB në Dushk. Mësuesi i talentuar dhe intelektuali i shquar Kastriot Taulla Saliasi(Korita) me banim në Dushk per shumë vjet kreu detyrën e drejtuesit në shkollen e mesme “10 Korriku” Dushk, sotë në pension ,por si djal dëshmori kryen detyrën e N/ Kryetarit të familjeve të Dëshmorëve ,dhe N/Kryetarit të komitetit të Veteranëve të rrethit Lushnje,i vlerësuar dhe i nderuar pë nivelin e tij intelektual dhe përkushtimin në mardhëniet me njerzit dhe me cilsitë e vyrtytet të larta që atë e karakterizojnë. Mesuesi i shkollësë mesme Kolonjë Bashkim Sulçe ,i shquar për aftësit e latrta petagogjike,mardhëne të ngrohta me nxënsit dhe banorët ,por edhe si botues dhe autor i disa vëllimeve në prozë ,etj. Xhide Zeqo ish Sekretare e pare e Rinisë të rrethit Lushnje, dhe pas viteve 90-të Albert Sanxhaku për një legjislacion kreu detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Lushnjes ,po ashtu edhe Muharrem Dalipi ish deputet në Kuvëndin e Shqipërisë për një legjislaturë, Kahreman Saliasi nga Korita për disa vite kreu detyrën e kryetarit të këshillit pop të sektorit Dushk,etj , të cilë kanë punuar me ndershmëri e dinjitet duke lartësuar jo vetem personalitetin e tyre por edhe nderin e dinjitetin e krahinës qe i kishë lindur, rritur dhe edukuar. Demir Korita për vitet 1980 -1983 kreu detyrën e komisarit të shkollës së lirë ushtarake Kolonjë-Bubullim,etj. Një lidhje e fuqishme ishin mardhëniet dhe lidhjet martesore mes të rinjeve myzeqarë dhe atyre skraparllinjë të cilë krijuan dhe konoliduan familje të shëndosha , fuqizuan më shumë miqësinë mes dy krahinave. Rastet janë të shumta. Lëvizje tjetër që konsiderohet më masive e të gjitha periudhave të deritanishme, është ajo e ndodhur mbas ngjarjeve dramatike të vitit 1997, ku gati 40% e popullësisësë Skraparit është larguar drejt zonave fushore të Vlorës, Fierit, Lushnje, Durrësit e Tiranës. Për jetën dhe veprimtarinë e tyre në zonën e Myzeqesë, flasin jo vetëm puna arritjet dhe integrimi i suksesshme, por edhe marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta me vendasit dhe me komunitetet e tjera . Është për t`u theksuar se skraparlinjtë e ardhur në Myzeqë gjetën nga banorët vëndas një ambjent të ngrohtë miqësor e vllazëror. Fisnikëria karakteristike e shpirtit myzeqar, dashuria për shokun e mikun,miqësitë e krijuara , ndihma e pakursyer që u jepnin ata të ardhurve dhe veçanërisht urtësia e tyre e paçmueshme, bënë që shumë shpejt ata të integroheshin midis tyre.
Për më tepër vetë vendasit i kanë etikuar ata, vëllezërit e tyre të pandarë. Ja pra, përse janë krenar skraparllinjtë e Myzeqesë.
Ky artikull le t’i shërbej rikthimit në reminishencën e së kaluarës për të njohur brezat pasardhës për veprimtarinë dhe kontributin shumë vjeçare të bijëve të skraparit të cilët punuan me devotshmëri ,sakrifica të mëdha e përkushtim atdhetar e patriotik për atdheun e tyre.




















