Ku je rritur kaq e mirë,
Er e malit trëndelinë,
Er fushës që fryn letë,
Ma more zëmrën e shkretë.
Bukuri mbi bukuritë,
Kalon rrugës vëndi dritë,
Zërin kur ta dëgjoj,
Zogjtë malit i ngatrroi.
Më ngre syt dal nga dalë,
Më fute në dhe të gjallë,
Mos harro se jam dialë,
Nuk të lë pa të marrë.
U lodhëm u mundamë,
Dashurinë e fitamë,
Zëmrat tona i bashkojmë,
Jetën tonë ta gëzojmë.






















