Teksa salla e Kuvendit është përfshirë nga tensione të forta, ka rënë zjarr jashtë godinës.
Siç shihet nga pamjet, fibra e transmetimit është përfshirë nga zjarri. Ndërkohë që punonjësit e Kuvendit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shuar flakët. Sakaq, Gazment Bardhi tha se; “Ju ka marrë zjarr godina jashtë”.
Dyshohet se janë shkaktuar nga disa pjesë të mbetura flakadanësh, që thuhet se kanë rënë nga dritaret.





















