Nuk me mbakerka vendi
I vidhem cdo mendimi
Qielli ngjyr argjendi
Mbushur me re trishtimi
Veshtrimi iken larg
Pertej kristalesh loti
Perkudet si nje vark
permbi kaprico moti
Rrjedhin lote permbi retin
Si mirazh i kthyer ne leng
Duket sikur shkelin syne
Dhe formojn portretin tend
Mes qerpikesh nje ylber
Tretet ndizet dalngadal
Gjaku shprishet e ben vrer
Nje ofsham mbytur ne mall
Nis e citoj Kadaren
Dhe perhumbem neper vargje
Mallin e kthej ne refren
Dal kerkoj ne rrug e parqe…
MAGJI E ZËRIT TËND.
Unë dashurohem me zërat e bukur
fatmirësisht nuk jam gabuar kurr
më joshin më shumë se një e puthur
më bëjnë të ndiehem vërtet burrë.
Një zë i bukur,qoftë dhe pëshpërim
më bënë të më vërshoi si llavë gjaku
një zë i bukur,qoftë dhe psherëtim
më bënë të vuaj e dridhem nga meraku.
Një zë i bukur buron nga shpirti
dhe të pushton në çdo qelizë e pore
është një mërmërimë e ëmbël flirti
melodi magjike e një bote hyjnore.
Besomë e dashur.Këtë zë dhe melodi
nga dita në ditë ma dhurove dhe Ti.





















