11 sakrifica të vogla që gratë bëjnë në martesë & shndërrohen në pendesa të mëdha

Jo çdo kompromis është i keq, marrëdhëniet e shëndetshme kërkojnë sakrifica të vogla nga të dy partnerët. Por çfarë ndodh kur një grua, në emër të dashurisë apo “paqes familjare”, humbet veten pak nga pak?

Eksperienca tregon se shumë gra bëjnë disa “sakrifica të vogla” që në moment duken të pafajshme, por që me kalimin e viteve kthehen në pendesa të hidhura. Dhe nëse ndihesh e boshatisur ose si versioni më i zbehtë i vetes tënde, ndoshta është koha të rikthesh vëmendjen te vetja.

Ja 11 sakrifica që gratë shpesh bëjnë, por pendohen më vonë thellësisht:

1. Harrojnë ëndrrat e tyre

NOA

11 sakrifica të vogla që gratë bëjnë në

Karriera, pasionet, dëshirat personale, shpesh lihen mënjanë për të ndërtuar një shtëpi e për të përmbushur pritshmëritë. Por me kalimin e kohës, kur asgjë nga këto nuk kthehet në “kompensim shpirtëror”, nis pendesa: “Po sikur të kisha ndjekur ëndrrën time?”

2. Vënë veten gjithmonë të fundit

Nga të ushqyerit mirë, te kujdesi për shëndetin mendor e fizik, shpesh gratë sakrifikojnë gjithçka për familjen. Por kur nuk ndihen të vlerësuara dhe nuk marrin asgjë mbrapsht, lodhja dhe zhgënjimi mblidhen.

3. Braktisin shoqërinë dhe lidhjet e tjera

11 sakrifica të vogla që gratë bëjnë në

Jo, partneri yt nuk duhet të jetë e vetmja pikë emocionale e mbështetjes. Gratë që shkëputen nga shoqëria, më vonë ndihen të vetmuara dhe të paplotësuara emocionalisht.

4. Marrin gjithë barrën mbi shpatulla

Kur gjithçka, nga fëmijët, shtëpia, planet, emocionet, bien mbi një person të vetëm, situata bëhet e pashëndetshme. Dhe në fund, ajo grua që bënte gjithçka ndihet e lodhur, e konsumuar dhe pa hapësirë për veten.

5. Braktisin pasionet dhe hobit e tyre

11 sakrifica të vogla që gratë bëjnë në

Vetëm sepse je nënë apo bashkëshorte nuk do të thotë që nuk je më individ me pasione. Kur nuk ushqejnë më interesat e tyre, gratë ndihen si “figurante” në jetën e tyre, jo protagoniste.

6. Varen financiarisht

Kur një grua nuk ka pavarësi financiare, i humbet kontrolli mbi shumë vendime. Më vonë, kjo ndjesi e mungesës së fuqisë ekonomike shndërrohet në ndjesi robërie.

7. Nuk shprehin emocionet e tyre

11 sakrifica të vogla që gratë bëjnë në

Kur ndjenjat ruhen, grumbullohen dhe bëhen barrë. Në vend që të komunikojnë, disa gra zgjedhin heshtjen, por në heshtje rritet largësia dhe pakënaqësia.

8. Nuk vendosin kufij të shëndetshëm

Nëse ti nuk i thua “jo” tjetrit, në fakt po i thua “jo” vetes. Gratë që lejojnë gjithçka, që tolerojnë pa kufij, ndihen më vonë të përdorura dhe të padukshme.

9. Injorojnë intuitën

11 sakrifica të vogla që gratë bëjnë në

Shpesh trupi, mendja dhe zemra e dinë kur diçka nuk shkon. Por kur gratë zgjedhin të mos dëgjojnë instinktin, pendesa i pret në kthesë.

10. Bëjnë kompromise më shumë seç duhet

Po, kompromiset janë pjesë e marrëdhënies, por kur gjithmonë është vetëm njëra palë që lëshon terren, balanca zhduket. Më vonë vjen ndjesia e pabarazisë dhe mungesës së vlerësimit.

11. Nuk investojnë në rritje personale

11 sakrifica të vogla që gratë bëjnë në

Nëse nuk zhvillohesh më si njeri, je thjesht në “mbijetesë”. Gratë që nuk investojnë te vetja, ndihen bosh, sikur kanë ngecur, sikur po e humbin veten.