Komisioni ad hoc i vettingut është mbledhur për të bërë verifikimin e kandidatëve.
Në këtë mbledhje ka nisur shqyrtimi i kandidatëve për listat e vettingut që nuk plotësojnë kriteret.
Anëtari i PD, Flamur Noka tha se opozita kërkon transparencë për procesin e vettingut.
Ndërsa Vasilika Hysi u shpreh se nuk duheshin publikuar listat e kandidatëve.