Ekzekutohet në një atentat me armë zjarri bosi mafioz i Cosa Nostra Giuseppe Dainotti, 67 vjec.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Ziso të Palermo.
Bosi mafioz po udhëtonte me bicikletën e tij ndërsa është rrethuar nga dy killer me motorr të cilët i kanë qëlluar me plumb në kokë.
Giuseppe Dainotti, kishte dalë nga burgu me vitin 2014 pas uljes së masës së tij të dënimit.
Bosi mafioz Giuseppe Dainotti, ishte një personazh i rëndësishëm i organizimit mafioz të Cosa Nostra e kreu i klanit Porta Nuova.
Ai është një nga autorët e vrasjes së 3 policëve më vitin 1983 e megjithë se ishte i dënuar me burgim të përjetëshëm, me anë të një sentence të veçantë të Gjykatës Kushtetuese mundi ta ulë shkallën e tij të dënimit.
Sipas autoriteteve italiane vrasja e tij është rrjedhë e një lufte mes klaneve mafioze e organizuar nga bosi Giovanni Di Giacomo me të cilin gjatë viteve ’90 viktima bashkëpunonte për të adminstruar trafikun e drogës.
Bosi i mafias Giuseppe Dainotti ishte një nga besnikët e kapo mafias Salvatore Cancemi, i cili është kthyer në një bashkëpunëtor i drejtësisë italiane.
Pas 3 vitesh paqeje kjo është vrasja e parë e ekzekutuar mes klaneve të Cosa Nostras.