Gjatë kohëve të lashta, Shqipëria ishte një rrugë e rëndësishme tregtare, me trafik nga Greqia, Italia, Afrika Veriore dhe Mesdheut perëndimor. Katër anijet e mbytura greke nga shekulli i 6 deri 3 p.e.s, dhe tre vende të tjera të dyshuar, për të cilat po punonin ekspeditat e huaja dhe specialistët shqiptar, në gjiun e Sarandës.
“Anijet e gjetura me struktur, druri, të dokumentuar nga ajo kohë i përkasin, mesdheut dhe izraelit.
Anija e zbuluar kohët e fundit nga një ekspeditë e arkeologjisë nënujore amerikane që 20 inc e gjatë në kuvertën e saj u gjetën amfora, të përdorura për transportin e verës e vajit të ullirit në zonën e Sarandës dhe më në veri, jane mbytur 2 anije për transportin e gurit, rreth shekujve të 3 por anijet kanë qenë të ngarkuar në ishullin grek të Korfuzit aty pranë dhe ndoshta në rrugën e tyre për tek një koloni e Korinthit në Shqipëri, u mbytën. Vendnodhjet e tyre sot mbahen sekret.
Amerikanët po skanojnë të gjithë bregun 220-milje nga kufiri jugor me Greqinë deri në Malin e Zi në veri. Çdo ditë e punës dhe shpenzimet janë rreth 25,000$,
- Me fillimin e luftës së parë botërore hapsira detare e Shqipërisë u bë, teatër luftimesh midis fuqive të kohës si mbretëria italiane dhe austrohungaria, të cilat kishin në krah edhe shtete aleate, si Franca, Anglia, Amerika, për Italinë dhe gjermania për austrohungarinë.
- më 28 nëndor 1914 qëllohet me tropila dhe mbytet në gjiun e Drinit, anija elit e tregtarëve shkodran, lulja e detit/ prej 13 tonësh.
18 korrik 1915 ” giuseppe garibaldi” kryqëzor italian i blinduar 7.234 ton, u qëllua me tropila nga nëndetësja austrohungareze u.4 komanduar nga linienschiffsleutnant rudolph singule, në zonën karshi Raguzës, në Malin e Zi.
9 dhjetor 1915 gjovadje anije, tregtare shqiptare nga shkodra qëllohet me tropila dhe mbytet në gjirin e Drinit. ajo u mbyt nga linienschiffsleutnant rudolph singule, i krigersmarine austrohungareze..më 3 dhjetor ,1916 në gjirin e Drinit, u mbytën dy anije të vogla tregtare, nga Shkodra, të qëlluara me tropila.
më 6 dhjetor 1916, në gjirin e Drinit, u mbytën nga nëndetëset u.4, anija shqiptare, Papagallo ,10 tonshe, me vela dhe strukturë druri.
me 3 janar 1916 nëndetëset u 4. mbysin në derdhje të Bunës anijen shkodrane, tregtare / Halili/.
Në fillim të shkurtit 1916, nëndetëset u.4 austrohungareze qëllonin me tropila dhe mbysin anijen e patrullimit, francez / zhan bart/ prej 4075 ton.Vendi i mbytjes ishte ,6 milje detare, në jugperëndim të Kepit të Rodonit.
Në fillim të majit, nëndetëset u.4 mbysin në detin jonë, anijen e flotës italiane ‘perseo’, e cila transportonte trupat ushtarake të këmbësorisë italiane, për në Shqipëri.
Më 14 dhe 15 maj kryqzori hegoland i krigesmarine, bashkë me gjuajtësin e rëndë ‘novarra’ dhe ‘anijen saida’, sulmuan në ngushticë të Otrantos, por italianët kishin marrë masa të shkëlqyera; qe vendosur rrjeta çelikut anti nëndetëse. në betejën e Otrantos me 14 maj u fundosën 14 anije dhe u dëmtuan, shkatrruesit ‘cespel dhe balaton’ dhe 3 anije të tjera. Një shkatrrues italian u mbyt pranë gadishullit të karaburunit. jo larg Vlorës u mbyt një anije transporti e flotës mbretrore italiane.
Anija spitaliere ,italiane /po/
E ndërtuar në vitin 1911, fillimisht ishte avulloria viena, me 7289 ton bruto, në pronësi të Lloyd austriake.
Më 1 nëntor 1918 ‘avulloria viena’ ishte përfshirë në biznes në Pula. Hedhja në erë me diversion e destojerit austrohungares Viribus Unitis, mbyti dhe avulloren viena, e cila u ringrit në kantjerin e Triestes. Më 1919, avulloria wiena ndryshoi flamur, dhe u quajt / po/ anije spitaliere e ushtris italiane.
Më 21 maj 1940 ajo u fut në shërbimin e marinës mbretërore italiane. Shërbeu katërmbëdhjetë misione, transportimin e 6600 të plagosur dhe të sëmurë.
Më 14 mars, 1941 ishte në spirancë në Gjirin e Vlorës, kur qyteti iu nënshtrua një sulmi nga avionet sulmues, angles Fairey Sëordfish, qëlluan me silur. Edhe pse e pajisur me shenja për natën, anija kishte qenë e detyruar nga autoritetet ushtarake për t’i mbajtur ato, dhe për të mos shkelur rregullat e kohës së luftës.
Megjithatë anglezët, nuk i njohën dhe, e goditën me një silur në orën 23,15, u mbyt në rreth dhjetë minuta, me vdekjen e 23 njerëzve, përfshirë tre infermiere të Kryqit të Kuq, Maria Federici, Emma dhe Wanda Tramontani Sekhi. 217 vetë shpëtuan. Në bordin e anijes, si një infermiere e Kryqit të Kuq, ishte gjithashtu Edda Cianoe, e bija e Duçes, e cila arriti në breg me not. Mbeturinat e kësaj anije gjenden edhe sot në pjesën jugore të gjiut të Vlorës.

















