Suplementi Pena Shqiptare/ Zylfi Tola: Qenin larosh që e mbërtheva për qafe

Secili prej ne mësuesve kishte diçka të veçantë nga Çaja .Ato vite ,rruga këmbësore kalonte në skajet e lagjes Rrape , në anën lindore të Teqes dhe merrte drejtimin për në Koke . Të gjithë banorët na patën porositur që kur kalonim në këtë drejtim të bënim kujdes nga qentë , sepse ky fshat , për faktin që ishte blegtoral pati kafshë të veçanta.

Një qen e kishte emrin Larosh ;

Sigal

Po kthehesha nga familja e Buzmadhja ime të hënën në mëngjes. Së bashku me çantën kisha edhe shkopin tim për qentë e Rrapeve , por edhe për ata të fshatit Fshat dhe Shkinakut nga kaloja . Po sa u futa në lagjen e Rrapeve më vërsulet një qen sa një kalë. Vura në përdorim shkopin dhe çantën. Shkopi, pas dy goditjeve, më thyhet në mes, ndërsa çanta më shpëton prej dore . U përlesha trup me trup me qenin. S`pata rrugë tjetër, e kapa me të dyja duart dhe e mbërtheva në qafë, duke e shtrirë për tokë dhe duke e vënë një pjesë të trupit tim mbi të tijën.

Në lagje u dha alarmi . Lehja e Laroshit dhe ulërima e tij e çjerrë bëri që drejtë meje të vinin për të më shpëtuar gra e burra. Një skenë e shfaqje vërtetë befasuese dhe e çuditshme. Unë nuk mund ta lëshoja dhe t`i hiqja duart nga qafa e kafshës , se ai do më sulmonte përsëri. Asnjë s`guxonte të afrohej pranë nesh . I zoti i Laroshit , Mehdi Smana (Rrapi), një blegtor i njohur që kishte pesë qenë të tillë , erdhi dhe pa i hequr unë duartë nga kafsha , me të tijat e shtërngoi fort atë në qafë dhe unë u ngrita në këmbë dhe shpëtova vetëm me disa gërvishtje të vogla nga Laroshi i tërbuar .

Laroshi njihej nga njerëzit edhe për forcën, kacafytjen dhe fitoret që kishte arrit me tufën e ujqërve të këtyre maleve. Edhe kjo ngjarje , pra u fut në kronikën e lajmeve , jo vetëm në Çajë, por edhe më tej.